• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse Erdogan e harroi shprehjen ‘Turqia është Kosovë’, ç’ndodhi në takimin me Vuçiç
Home
Nderkombetare

Pse Erdogan e harroi shprehjen ‘Turqia është Kosovë’, ç’ndodhi në takimin me Vuçiç

7 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Ankara tregon se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë janë gjithnjë e më të mira, por kjo nuk do të thotë se dyja vendet nuk kanë probleme, vetëm se i kanë mënjanuar ato. Kështu kanë deklaruar për ‘Sputnik’ profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Sërdan Perishiq dhe analisti Vojislav Laliq.

Laliq beson se Turqia nuk mund të afrohet më pranë Ballkanit nëse anashkalon Serbinë. Ai ka shtuar se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Turqisë kanë kaluar nëpër sfida të mëdha.

“E fundit ishte në vitin 2013 – deklarata e famshme e Erdoganit në Prizren kur tha se Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi. Ankaraja është në përparësi me Bosnjën, Shqipërinë dhe Kosovën mirëpo e ka kuptuar se nuk mund të përparojë në Ballkan duke anashkaluar Serbinë”, është shprehur Laliq.

Përshtypja e analistit, është se presidentët në njëfarë mënyre mund të pranojnë në mënyrë të heshtur dhe mos t’i vënë në dyshim çështjet kontestuese, por kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë.

“Kjo padyshim se është çështja e Kosovës e cila nuk po përmendet në takimet e fundit, të paktën gjatë deklarimeve. Nuk duhet të mashtrohemi nga qëndrimi i Turqisë në këtë çështje. Ankaraja për vite ka bërë fushatë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik dhe po përpiqet të gjitha vendeve të Konferencës Islamike t’u kërkojë ta njohin pavarësinë e Kosovës”.

Ndërkohë, Perishiq mendon se që nga viti 2016 pas një grusht shteti të pasuksesshëm, ka ndryshime të dukshme në politikën e jashtme të Turqisë dhe kjo tregon se ndryshimi duhet të realizohet edhe në Ballkan.

“Kjo është arsyeja pse Erdogan praktikisht hoqi dorë nga shprehja Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi, dhe nuk e përmendi më. Ky ndryshim në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin me Rusinë është pozitiv për Serbinë, kjo po reflektohet në bashkëpunimin e mirë me Beogradin”, ka theksuar Perishiq.

Kur është fjala për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian, Perishiq ka thënë se Turqia nuk ka vend në BE por as Ballkani Perëndimor.

Theksojmë se sot Vuçiq është takuar me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunim ekonomik Serbi-Turqi.

“Kjo mirëseardhje më bën të tregojë respektin më të madh të mundshëm për ju personalisht, vendin dhe popullin tuaj”, ka deklaruar Vuçiq, duke shtuar se Turqia mund të llogarisë në miqësinë e përhershme me Serbinë. Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është super-ylli që po konsiderohet ‘Salah i dytë’ në botën e futbollit
Previous article Në sitën e vettingut/ Fatmir Hoxha, gjyqtari i Kushtetueses që rriti pasurinë 13 herë për 14 vite

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT