Xhafer Osmani është 57-vjeçari nga fshati Pestovë i komunës së Vushtrrisë, kufoma e të cilit u gjet e karbonizuar mesditën e djeshme brenda makinës së tij tip “Volkswagen” në Fushë-Krujë.
Familja e kishte raportuar të zhdukur, ndërsa ditën e sotme u bë i mundur identifikimi i mbetjeve trupore që u gjenden brenda makinës.
Filmimet e kamerave pranë një karburanti në zonën ku u dogj makina, kanë fiksuar edhe një tjetër person në momentin që ndodhi ngjarja.
Dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.
Ai dyshohet të jetë dhunuar e torturuar për tre orë rresht, para se të digjej.
Sipas burimeve për JOQ, Osmani u kishte thënë familjarëve se do të largohej në Shqipëri për punë, pa ia specifikuar arsyen, duke shtuar se do të qëndronte vetëm një ditë e do të kthehej të nesërmen në mesditë.
Një person i afërt me të, deklaron për JOQ.al:
- Xhaferi eshte nga fshati Pestovë, i komunës së Vushtrrisë. S’ishte i martuar dhe jetonte me familjen. S’ishte as person i problemeve, vetem se dyshojn qe ka qen me ndonje femer sepse nuk din arsyen pse.
Nuk ka pasur kurr asnje problem me askend. Ishte person me aftesi te kufizuara fizike, ishte i vogel me trup dhe ne pjesen e pasme te shpinës kishte nje lloj deformimi. - Po prap se prape ka qene i afte me tru, ka pasur dhe lokal te vetin.
- Ai vetem iu kishte thene qe i duhej patjeter te shkonte ne Shqiperi dhe se do kthehej te nesermen ne mesdite ne oren 12, por s’u lajmërua.
- Posa ka kaluar kufirin, s’ka pasur lidhje ne telefon.
- Kohëve të fundit, familja e tij e kishin kapur veten goxha mire ekonomikisht.


