• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shtrenjtohen apartamentet, çmimet janë rritur me 10-20% për ndërtimet e reja
Home
Sociale

Shtrenjtohen apartamentet, çmimet janë rritur me 10-20% për ndërtimet e reja

6 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Sociale

Apartamentet e ndërtuara vitet e fundit kanë pësuar një rritje të çmimeve me 10-20%. Agjentët imobiliar bëjnë me dije se faktorët që kanë ndikuar janë standardet më të mira,taksa e infrastrukturës por edhe vonesat në marjen e lejeve.Edhe qiratë raportohet të kenë pësuar rritje të çmimit.Mbi 90 % e qytetarëve i blejnë shtëpitë e tyre me kredi.

Qytetarët që duan të blejnë një apartament ose ta marin me qira do të detyrohen të shpenzojnë më shumë. Agjensitë imobiliare deklarojnë se muajt e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve për ndërtimet e reja që variojn nga 10 deri në 30%

Ilda Zaloshnja, Agjente Imobiliare: U vu re një rritje e ndjeshme 10-20% të çmimeve në të cilat ishin trajtuar pronat e patundshme nëpër këto zona deri në atë moment. Për pasojë të rritjes së çmimit të shitjeve edhe çmimi i qirave janë rritur.

Lefter Sila, Agjent Imobiliar: Që kjo rritje është vetëm për ndërtimet e reja që kanë filluar 2-3 vitet e fundit, ndërsa ndërtimet e tjera që kanë qenë ndërtuar më parë ngelen në astnacion me vlera më të ulëta.

Xheni Jahja, Inxhiniere, vlerësuese e pasurive të paluajtshme: Ndërtimet e rinj kanë ardhur me një çmim guximtar.

Por cilat janë arsyet? Ilda Zaloshnja shpjegon se në rritjen e çmimeve ka ndikuar rritja e taksës së infrastrukturës, cilësia e ndërtimit dhe miradministrimi i pallateve.

Ilda Zaloshnja, Agjente Imobiliare: Për inerci të këtyre projekteve të reja të cilat sigurisht do të reflektojnë në rritjen e çmimit jo vetëm të taksës por edhe për shkak të cilësisë më të mirë të ndërtimit, për shkak të përdorimit të teknologjive të reja të ndërtimit të cilat janë më bashkëkohore dhe për rrjedhojë edhe më të kushtueshme.

Për shkak të pamundësive ekonomike mbi 90 % e shqiptarëve i blejnë shtëpitë me anë të kredive bankare.

Lefter Sila, Agjent Imobiliar: Nëse më përpara shitja e shtëpive bëhej me para në dorë, tani 60-70% e shitjeve bëhet nëpërmjet kredive nga bankat.

Nëse dikur ishte një trend blerja e shtëpive nga emigrantët tashmë ka ardhur në ulje. Xheni Jahja shpjegon se kërkesat janë më të vogla dhe kryesisht janë për shtëpitë në bregdet

Xheni Jahja, Inxhiniere, vlerësuese e pasurive të paluajtshme: Ofertat në bregdet të cilat janë të interesuar për apartamente, për vileta me pak truall, për pozicione edhe bregdetare, por edhe në qytet.

Periferitë vijojnë të mbeten më të preferuara nga familjet e reja pasi çmimet janë më të favorshme dhe variojnë nga 500 deri 700 euro për m2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERRI ME THIKA NË TIRANË/ Zbardhet MOTIVI: I ngacmon të fejuarën, 27 vjeçari nuk duron dhe...
Previous article Juventus, "mrekullia e shtatë" virtualisht kampion në "Serie A"

anxheladoko

Postime të ngjashme

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve Aktualitet

MASHTRIM SI "BAMIRËS" ME KREDITË ONLINE/ Arrestohen çifti që u vidhte të dhënat të varfërve e të sëmurëve

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT