Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka u nda mbrëmë nga jeta në moshën 18-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha vetë shkrimtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Mësohet se djali i shkrimtares vuante nga një sëmundje e rrallë.
Sakaq për humbjen e Jerinit, gazetari Ilir Kadia ka thurur vargje që po rrënqethin rrjetin!
ShkodraNews i shpreh ngushëllimet familjes së shkrimtares së njohur!
Nga Ilir Kadia
Sterr i zi qielli i Tiranës sot!
Na e nxiu ky kob!
Se të kishim bir,
se të kishim shok!
Se ishe e mbete mes ëngjëjsh, ËNGJËLL
E më i bukuri në qiell ndrin,
E Fluturon, Flutur-ohhh!
JERIN!



