• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTE me ortakun për MILIONAT dhe TRUALLIN/ Si shpëtoi biznesmeni në FIER veten dhe fëmijët nga ballkoni
Home
Breaking News

KONFLIKTE me ortakun për MILIONAT dhe TRUALLIN/ Si shpëtoi biznesmeni në FIER veten dhe fëmijët nga ballkoni

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesmeni fierak nxjerr natën familjen nga ballkoni i katit të pestë, pasi persona ende të paidentifikuar i vunë flakën shtëpisë së tij me benzinë.

Ngjarja ndodhi ende pa u zbardhur dita e djeshme, në lagjen “15 Tetori”. Të gjithë familjes iu rrezikua jeta, ndërsa biznesmeni Ilirjan Saliaj u detyrua të shpëtonte jetën e fëmijëve duke i nxjerrë ata nga ballkoni i tij në atë të një kati më poshtë, që ishte i fqinjit të tij.

Paraprakisht, zjarrvënia dyshohet e qëllimtë për shkak të konflikteve në biznesin apo pronën e tij. Burime të Policisë bënë të ditur se rreth orës 04:00, persona ende të paidentifikuar janë ngjitur në katin e pestë të pallatit dhe kanë derdhur një sasi prej rreth pesë litra benzinë në derën e Saliajt.

Lënda djegëse ka depërtuar edhe në korridor dhe sapo ata i kanë vënë flakën, zjarri ka përshkuar në mënyrë të menjëhershme derën e shtëpisë dhe korridorin. Më pas, në flakë janë përfshirë edhe dhomat. Kryefamiljari është zgjuar i tmerruar kur ka parë veten të rrethuar në flakë. Ai menjëherë ka shkuar në dhomën ku flinin fëmijët dhe teksa ka konstatuar se nuk mund të dilej nga dera e banesës, i është drejtuar ballkonit.

Me ndihmën e fqinjëve, familja, përfshirë këtu edhe fëmijët, kanë rrezikuar jetën duke kaluar nga ballkoni i katit të pestë në atë të katit të katërt. Në vend mbërriti Policia dhe zjarrfikësja, e cila nuk e ka lënë flakën të përparojë në krejt pallatin. Ndërkohë që banesa e Saliajt është shkrumbuar. Paraprakisht, mësohet se ky shtetas ka kontradikta në lidhje me një supermarket.

Ai ka qenë ortak me një shtetas tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por së fundmi biznesi i tyre ka falimentuar dhe dy ortakët janë në konflikt për një shumë prej rreth 150 milionë lekë të vjetër. Sipas të dhënave, Saliaj ka kontradikta edhe lidhur me një truall. Vetë i dëmtuari, gjatë marrjes në pyetje, nuk ka dhënë emra konkretë, duke thënë se nuk ka asnjë të dyshuar.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Befason Gattuso/ Ja çfarë thotë për Kupën e Italisë…
Previous article Mourinjo i ofron Chelsea-it 80 mln dhe një futbollit të madh nga Manchester United

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT