• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Zbardhet EKSPERTIZA: Gjurmët e Mario Meshinit në armë, janë… (FOTO)
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I DEVI KASMIT/ Zbardhet EKSPERTIZA: Gjurmët e Mario Meshinit në armë, janë… (FOTO)

5 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në burg dy ditë më parë Mario Meshinin, njërin prej të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë. “Panorama” zbulon ekspertizën kriminalistike që tregon se në të dyja armët e tipit pistoletë të gjetura në vendngjarje, nuk ka gjurmë gjaku apo gishtash që i përkasin Mario Meshinit.

Sipas dosjes hetimore, në vendngjarje u gjetën dy pistoleta të tipit “Glock”, ku njëra prej tyre ishte e pa shkrepur. Mirëpo, sipas aktespertizës, kryer më datë 26 mars 2018, në asnjërën prej armëve nuk ka gjurmë të Mario Meshinit.  cf5ab087-d4c0-4742-a62e-b60

“Profili gjenetik i përftuar nga kampion pështyme i shtetasit Mario Meshini, ekzaminuar me akt të veçantë Nr. 3405 është i ndryshëm nga profili gjenetik miks, i përftuar nga mbetjet humane në pistoletën “Glock”, me nr seria LXD 597, ekzaminuar me aktin Nr. 2262 datë 22.02.2018”, shkruhet në ekspertizë për armën e parë.

I njëjti rezultat del edhe për armën e dytë: “Profili gjenetik, i përftuar nga kampion pështyme i shtetasit Mario Meshini, ekzaminuar me akt të veçantë Nr. 3405 është i ndryshëm nga profili gjenetik miks i përftuar nga mbetjet humane në pistoletën “Glock”, me nr. Serial CGF 552, ekzaminuar me aktin Nr. 2262 datë 22.02.2018.

Mario Meshini ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes kur ndodhi vrasja dhe sipas Prokurorisë. Ai mohon të ketë lidhje me atentatin dhe ka thënë në organet hetimore se atentatorët ia drejtuan armën edhe atij pasi qëlluan Kasmin.

Për vrasjen e Kasmit, si ekzekutor dyshohet se është shtetasi grek Efthymios Efthtmiou, ndërsa si organizator i atentatit, dyshohet shtetasi Aurel Hoxhallari, që është ende në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Baby G nuk është aspak romantike! Flet për FOTON intime me Feron: Ky biznes...
Previous article Baby G përfshihet në dhunë fizike me On Records? Këngëtarja zbulon të vërtetën: Le të flasim për...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT