• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA E DJEGUR NË FUSHË KRUJË/ Çfarë i tha kosovari familajrëve: Do iki në Shqipëri se më… (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

MAKINA E DJEGUR NË FUSHË KRUJË/ Çfarë i tha kosovari familajrëve: Do iki në Shqipëri se më… (DETAJET E REJA)

5 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 61-vjeçar nga Mitrovica e Kosovës, mendohet se është djegur plotësisht brenda makinës së tij në fshatin Derven, të Fushë-Krujës. Xhafer Osmani, tre ditë më parë është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij në policinë Kosovare, të cilët kanë denoncuar se familjari i tyre, u ka pohuar se do largohej në Shqipëri, pasi kishte një punë.

“…Është larguar duke na thënë se kam një punë në Shqipëri, dhe duhet ta mbyll patjetër…”. Kështu kanë deklaruar familjarët e Xhafer Osmanit në policinë Kosovare. Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip “Volkswagen Turan”, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018.

Pas kësaj date hyrje në territorin shqiptar, nuk ka asnjë të dhënë se ku ka shkuar 61-vjeçari nga Kosova, dhe se me cilin person është takuar dhe për më tepër ku ka qëndruar gjatë natës dhe ditës. Makina e tij është konstatuar e djegur në fshatin Derven, ku kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar për praninë e makinës së djegur dhe ekzistencën e një trupi të paidentifikuar brenda saj.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Krujës dhe komisariatit Fushë-Krujë, të cilën nën drejtimin e prokurorit të rrethit Petrit Cano, kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e mëtejshme të kësaj ngjarje, tepër misterioze. Për momentin thanë burimet nuk dihet me saktësi të plotë nëse viktima mund të jetë Xhafer Osmani ose jo, pasi ka dyshime se në automjet mund të ketë qenë dhe një person tjetër.

“Për momentin jemi duke bashkëpunuar me policinë e Kosovës, e cila na ka konfirmuar të na sjellë informacion dhe kampione biologjike të familjarëve të Xhafer Osmanit, me qëllim kryerjen e analizave të ADN për identifikimin e trupit të djegur plotësisht”.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia e zonës gjatë ditës së djeshme ka vijuar punën me mbledhjen e informacionit operativ, për të mësuar se në cilin hotel apo banesë në këtë zonë mund të jetë strehuar shtetasi Kosovar.

“Jemi duke verifikuar disa pista hetimi. Kemi të dhëna se Xhafer Osmani mund të ketë mbëritur në Shqipëri, pasi dyshojmë në një variant se ai kishte krijuar një lidhje intime në Shqipëri dhe për pasojë qëllimi i këtij udhëtimi mund të ketë qenë një histori intime, që më pas ka përfunduar në tragjedi”- thonë burimet nga policia.

Por këto të fundit shtojnë se në këtë pistë janë duke punuar duke kërkuar informacion nga pala Kosovare dhe verifikuar adresat elektronike të Xhafer Osmanit. Ndërkohë që një tjetër pistë ku policia dhe prokuroria e Krujës janë përqendruar është dhe ajo e një variant të mundshëm të një grabitje.

Shtetasi Kosovar mund të jetë sulmuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është vrarë. Ndërkohë autorët për të veshur krimin me mister, mund ta kenë transportuar viktimës në zonën e pabanuar dhe pikërisht aty i kanë vënë zjarrin makinës, për të zhdukur çdo gjurmë të mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ Hajde BIDONA kush ka me shit...
Previous article Alex Ferguson në gjendje të rëndë shëndetësore i nënshtrohet operacionit

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT