• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Hetimet ndaj Konit dhe Kules për UT/ Zbardhet raporti për abuzimet: SKANDALI i…
Home
Sociale

Hetimet ndaj Konit dhe Kules për UT/ Zbardhet raporti për abuzimet: SKANDALI i…

5 May, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule për dyshimet e abuzimeve me paratë publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Për të hedhur dritë mbi mënyrën e administrimit të rektoratit dhe universiteteve akuza ka administruar si provë dhe një raport auditi të kryer nga ministria e arsimit në lidhje me veprimtarin e Universitetit të Tiranës.

Sipas këtij raporti që mban firmën e Alqi Kushit, Mirela Bimos, Jeton Shehut, Iva Beliut dhe Bledar Biçokut, realizuar në periudhën 16 shkurt deri më 3 mars 2018, janë gjetur një sërë shkeljesh, raporton Dita.

Grupi i punës e nis konstatimin e tij me mungesën e një rregulloreje për funksionimin e Universitetit të Tiranës, rregullore e cila sipas tyre ende s’është miratuar.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga ky grup është dhe ajo e zbatimit të ligjit për sinjalizuesit. Ku sipas raportit rektori ka nxjerrë një urdhër që s’është në kompetencën e tij por është e drejtë e senateve akademike.

Ky raport nxjerr në pah dhe një skandal ku rezulton se prej korrikut 2017 sistemi elektronik ku hidhen të dhënat e studentëve përfshi notat dhe mungesat nuk funksionon të paktën deri në mars 2018 kur është hartuar raporti i kontrollit.

Por ky sistem, konstatojnë ekspertët e ministrisë, aktualisht bllokohet pasi rektori aktual i universitetit të Tiranës dhe kancelari kanë përplasje mes tyre dhe është ndërruar brava e dhomës së serverit prej 15 shkurt 2017 dhe atë çelës e mban vetëm rektori.

Ky raport konstaton shkelje dhe në lidhjet e kontratave të punës ndërmjet institucioneve arsimore dhe pedagogëve, ndërsa ndalet edhe tek mos realizimi i të ardhurave që universiteti i Tiranës nuk ka kryer për buxhetin e vitit 2017.

Pak ditë pas lajmit për nisjen e hetimeve reagime pati dhe nga rektori aktual Mynyr Koni dhe nga ish rektori Dhori Kule, ndërsa pritet që pas pak ditësh ata të thirren nga prokurori për llogari të hetimit të nisur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Momente paniku në Shkodër, çfarë po ndodh në ndeshjen e Vllaznisë? (FOTO)
Previous article CHRISTIANE AMANPOUR/ Arsyeja se pse ka shpresa për gazetarët

F.autor

Postime të ngjashme

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT