• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAKINA E DJEGUR NË FUSHË KRUJË/ U gjet një KUFOMË, por kosovari hyri I VETËM në Shqipëri më… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

MAKINA E DJEGUR NË FUSHË KRUJË/ U gjet një KUFOMË, por kosovari hyri I VETËM në Shqipëri më… (DETAJET)

5 May, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Makina me targë të Kosovës 02 960 SN hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill. Sot, më 5 maj, automjeti u gjet i shkrumbuar mes barishteve në një tokë, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve. Brenda saj u gjet i karbonizuar një trup i pajetë njeriu.

Policia e ka të pamundur të identifikojë se për kë bëhet fjalë, madje është i padallueshëm nëse trupi i përket një femre apo një mashkulli, për shkak se është shkrumbuar totalisht.

Rezultatet e analizës së AND-së pritet të nxjerrin se për kë bëhet fjalë. Express mëson se ky automjet ka hyrë në territorin shqiptar më 29 prill dhe në të ka udhëtuar i vetëm, Xhafer Osmani nga Mitrovica, i cili rezulton të jetë edhe pronari i makinës.

Nuk dihet ende nëse viktima ka mbetur Osmani, apo nëse bëhet fjalë për person tjetër.

Në një prononcim që pati më herët me Express, drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, tha se policia dhe prokuroria e Durrësit është duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës, për shkak se lidhja e vetme që bëhet me këtë shtet janë targat.

“Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak.

Nuk dihet ende nëse personi është vrarë më parë me armë zjarri, apo nëse është djegur i gjallë brenda automjetit. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elvana Gjata publikon VIDEO, fansat “e masakrojnë” keq fare! Reagon Ermal Mamaqi: Shumë... (FOTO)
Previous article Juventusi “piketon” talentin e Atalantës

F.autor

Postime të ngjashme

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT