Kufoma e gjetur ne makinen me targa te Kosoves, e gjetur Devren te Krujes dyshohet se i perket shtetasit Xhavit Osmani, 53 vjeç nga Kosova, njekohesisht edhe pronari i mjetit.
Detaje të reja/ Zbulohet emri i pronarit të makinës së djegur, brenda saj u gjet një trup i shkrumbuar
Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë. Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj ben me dije se referuar ne burime, makina e shkrumbuar eshte Volkswagen, por pa targe.
Nuk ka ende shume detaje lidhur me ate qe ka ndodhur, por në makinë eshte gjetur edhe nje viktime, qe dyshohet te jete djegur bashke me automjetin.
“Burime nga grupi hetimor thone se brenda ne automjet jane gjetur mbetje te shkrumbuara qe dyshohet se i perkasin nje trupi njeriu”- raporton gazetari i “Panorama”.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmanit, ndërsa thuhet se makina kishte hyrë rreth 5 ditë më parë në Shqipëri nga Kosova.
Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës së gjetur në makinën e shkrumbuar, ndërsa priten rezultatet e ADN-së, i cili u gjet në mjetin e djegur eshte ne vendin e shoferit apo ne sedilien e pasagjerit. Automjeti eshte gjetur i fshehur ne nje zone rurale.
Njoftimi i policise:
Krujë.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


