Vjedhje brenda autobusit te linjës “Unaza” me targë TR 5715 U. Shoferi pas alarmit te te demtuarit ka bllokuar të gjithë udhëtarët brenda derisa të mbërrinte policia në vendngjarje.
E gjitha ka ndodhur tek Stacioni i Trenit, Bulevardi Zogu I, dhe ajo që ka shqetësuar qytetarët ishte dyndja e madhe mes njëri-tjetrit duke ditur se si mbushen urbanët e linjave të Tiranës, e sidomos në ditë me shi.
Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Jemi duke u zënë dhe duke u shty këtu në urban, po mbytemi! Është njoftu policia për një vjedhje, po nuk duket gjëkundi dhe ne na kanë burgos këtu, çfarë mut vendi jetojmë. Shoferi kërkon të bëjë vetë ligjin dhe grushtoi njërin që iu duk si i dyshimtë. Deri u hap vetëm pas më shumë se 20 minutash pasi dy grave u ra të fikët, teksa ne presim policinë, po shumica ikën kur u hapën dyert.”


