• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zbulohet formacioni ndaj Turqisë, Shqipëria me 3 sulmues
Home
Futboll

Zbulohet formacioni ndaj Turqisë, Shqipëria me 3 sulmues

13 November, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Sabien Lilaj titullar dhe Astrit Hajdareviç në stol. Kjo pritet të jetë lëvizja e Christian Panuccit për miqësoren e kësaj të hënë ndaj Turqisë.

Duke qenë se testi në Antalia cilësohet pikënisja e përgatitjeve për edicionin e ri, trajneri nuk mendon të humbasë kohë, por kërkon të hedhë bazat, mbi të gjitha për mënyrën e lojës.

Me Panuccin që ka premtuar gjithmonë guxim dhe futboll më sulmues, Shqipëria pritet të luajë me skemën 4-3-3. Kapiteni Etrit Berisha do të ketë përpara tij Veselin dhe Mavrajn në qendër të mbrojtjes. Hysaj është i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë, ndërsa në të majtin, në mungesë të Ansi Agollit, Lenjani ka fituar balotazhin me Alijin për faktin se ky i fundit nuk ka skuadër dhe nuk i ka minutat e nevojshme në këmbë.

Në mesfushë, risia pritet të jetë aktivizimi i Lilajt në qendër, në një pozicion ku Migjen Basha i dëmtuar u largua nga grumbullimi. Treshja e këtij reparti do të plotësohet nga Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj, ndërsa Astrit Hajdareviç mendohet se do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Panucci është menduar gjatë për ta aktivizuar si titullar mesfushorin e AEK Athinës, me një të kaluar te Liverpool e Standard Liège. Megjithatë në fund trajneri duket se ka zgjedhur ti japë kohën e mjaftueshme 27-vjeçarit të përshtatet me ekipin dhe për këtë arsye është preferuar aktivizimi gradual.

Në sulm, Armando Sadiku do të mbështetet nga krahët nga Odise Roshi dhe Eros Grezda. Ky pritet të jetë formacioni i përzgjedhur nga Panucci ndaj Turqisë, edhe pse titullarët do ti njoftohen zyrtarisht skuadrës vetëm pak pas mesdite.

Trajneri ka tentuar me fanatizëm që të mos japë asnjë indicie për 11-shin startues, duke përzier shpeshherë kartat. Të vetmen taktikë që Panucci nuk ka mundur të fshehë ishte ajo e goditjeve standarde në fazën difensive, pjesë të cilës i ka kushtuar një vëmendje të vecantë. Synimi është që Shqipëria të fitojë siguri në mbrojtje dhe të arrijë të shfaqet më tepër sulmuese. Kjo është rruga drejt Europianit të vitit 2020, raporton Super Sport.

Sfida miqësore mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në oren 18:30 të kësaj të hëne në stadiumin e qytetit të Antalias dhe ashtu si të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi edhe këtë takim të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndiqni live në Digitalb në kanalin Supersport 2. Për këtë ndeshje edhe pse bëhet fjalë vetëm për  një miqësore do të angazhohen 8 mijë forca policore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misteret dhe të vërtetat e vdekjes së Papa Gjon Palit I. Dëshmia tronditëse
Previous article KULINARI/ Ankandi satelitor për tartufin e bardhë, një copëz shitet për… 75 000 euro!

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT