• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bashkimi Europian dërgon në Kosovë delegacionin faktmbledhës për vizat
Home
Rajon

Bashkimi Europian dërgon në Kosovë delegacionin faktmbledhës për vizat

4 May, 2018 k.autor Rajon

Delegacioni faktmbledhës i kryesuar nga Simon Mordue, po qëndron në Kosovë vetëm pak kohë pasi që kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Do të ketë liberalizim të vizave?

Një delegacion faktmbledhës i Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për të grumbulluar të dhëna dhe më pas analizuar sesa është plotësuar kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është edhe kriteri i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Delegacioni faktmbledhës i kryesuar nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, vjen në Prishtinë vetëm pak kohë pasi që kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si njëri ndër kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e tij ka përmbushur të gjitha kriteret e mbetura të kërkuara nga Komisioni Evropian dhe numëron disa nga to.

“Kosova ka kryer detyrat”

“Është bërë punë në procesimin e ligjeve të nevojshme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim etj”, thotë Haradinaj.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila thotë se në takim që ka zhvilluar me delegacionin faktmbledhës të BE-së ka prezantuar të arriturat për sundimin e ligjit dhe kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

“Institucionet e sundimit të ligjit kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë maksimalisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë qytetarët dhe institucionet tona janë të vetëdijshme se sundimi i ligjit është pasaporta jonë drejt integrimit evropian. E rëndësishme është që sa i përket kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave, ne kemi përmbushur kriteret e kërkuara”, shprehet e bindur ministrja Dhurata Hoxha.

Edhe ministri tjetër në qeverinë e Kosovës ai i drejtësisë, Abelard Tahiri, dikasteri i të cilit është i angazhuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kritereve, shprehet i bindur se “delegacioni teknik i Bashkimit Evropian, do të japë vlerësim pozitiv sa i përket përmbushjes nga Kosova të kriterit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Shpresat për vlerësim pozitiv

“Jam i sigurt se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv nga delegacioni i Komisionit Evropian për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës kanë bërë dhe janë duke bërë punë të mirë”, thotë Abelard Tahiri.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në Kosovë është theksuar në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në shumë raporte hulumtuese të organizatave që monitorojnë sistemin e drejtësisë. Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) organizata e vetme që bënë monitorimin sistematik e të gjitha rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat, i tha DW-së, se “bazuar në gjetjet e vazhdueshme, rezulton se ka mungesë të rezultateve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ka mangësi, por…

“Ende nuk ka asnjë aktgjykim përfundimtar, i cili dëshmon se një profil i lartë është dënuar qoftë një ditë me burgim efektiv. (IKD) ka vlerësuar krijimin e Mekanizmit Përcjellës për Shënjestrimin e Top Rasteve, por në të cilin mekanizëm, ka raste, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret dhe janë futur raste vetëm sa për të hedhur hi syve se po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Praktikisht, IKD pret që ekipi i BE-së, i cili do të vlerësojë rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të bazohet në vlerësimin e aktgjykimeve përfundimtare për ta matur suksesin e institucioneve të drejtësisë, sepse do të kishim një raport negativ sa i përket përmbushjes së këtij kriteri”, thotë Betim Musliu. Ai shpreson që “zyrtarët e BE-së do të nxjerrin një raport pozitiv, duke vlerësuar aspekte të tjera që ndërlidhen me krijimin e mekanizmit përcjellës dhe shënjestrimin e disa rasteve, të cilat ata mund t’i monitorojnë në vazhdimësi për të parë progresin”.

“E drejta e lirisë së lëvizjes është e drejtë elementare, të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës, ndërsa nuk e meritojnë politikanët që na udhëheqin. Konsideroj se BE është treguar e padrejtë në raport me qytetarët e Kosovës, sa i përket kësaj të drejtë të lirisë së lëvizjes në zonën shengen, sepse realisht as vendet e rajonit që kanë përfituar liberalizimin e vizave, nuk e kanë gjendjen më mirë sesa në Kosovë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Betim Musliu.

Sidoqoftë, vlerësimet e delegacionit të Komisionit Evropian se a e ka përmbushur Kosova kriterin e fundit për liberalizimin e vizave që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mësohet shpejt, me gjasë në qershor të këtij viti. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë pason faza e vendimmarrjes në BE dhe vendet anëtare të saj dhe data e hyrjes në fuqi të vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen. Kosova është i vetmi vend në Evropë që akoma ka regjim vizash për zonën shengen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA TAHIRIT/ Spartak Ngjela: Vetëm e vërteta e shpëton, nëse mbron të tjerët do rrëzohet KEQ
Previous article Kryhen peshimet zyrtare, Haye më i lehtë se Bellew para revanshit

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU ME THIKË KËNGËTARIN E NJOHUR GREK/ Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim Rajon

VRAU ME THIKË KËNGËTARIN E NJOHUR GREK/ Gjykata e dënon të miturin vetëm me 8 vite burgim

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje... Rajon

"NUK E DI SE ÇFARË LIDHJE KA ME SHQIPËRINË"/ Vuçiç reagon pas deklaratave për lumin Ibër: Është çështje...

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT