• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Polici i dha fund jetës se i trembej VETTINGUT/ Kolegia e tij reagim RRËQETHËS: Një burrë malsor si ty… (FOTO)
Home
Sociale

Polici i dha fund jetës se i trembej VETTINGUT/ Kolegia e tij reagim RRËQETHËS: Një burrë malsor si ty… (FOTO)

4 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dedë Shkalla, 52 vjeçari baba i pesë fëmijëve, prej vitesh punonjës i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Kir në Shkodër. Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.

Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit.

policja

Pas ketij lajmi, ka reaguar me nje postim prekes ne rrjetet sociale kolegia e tij, ish eksperte ne Drejtorine e Policise Shkoder dhe Tirane, e cila thote se “eshte e kobshme te lexosh qe ne fakt Deda eshte veteflijuar nga “Vetting-u”… makaber!”.

STATUSI I PLOTE:

Kam punuar vite me pare me Deden dhe lajmi i djeshem, ku thuhej se ai u gjet i mbytur ne lumin Kir me trishtoi. Meqenese ne fillim u tha qe mund te kishte qene aksident, mendova qe aty e ka pas te shkruar nga Zoti. Me pas u tha qe nga hetimi mendohet qe Deda kishte vendosur vete te ikte nga kjo jete.

Kjo me shtangu. Nje burre malesor si Deda, nuk e mendoja se mund ta bente. Po fundja dhe ai njeri ishte dhe cdo njeri vjen nje moment qe dorezohet dhe u luta qe te kishte gjet paqen! I kam akoma ndjesite aq te mira per ate njeri te “vuajtur”, nje baba me 5 femije, nga zona rurale dhe mundesi te pakta ekonomike. Ishte aq gazmor Deda, veshtiresite nuk ja kishin heq buzeqeshjen e njerezillekun. Ishte mirmengjesi i pare i buzeqeshur dhe nderimi plot respekt, qe merrja cdo mengjes ne porten e Drejtorise se Policise se Shkodres.

Dhe e kam ruajtur te fresket cdo ndjesi miresie e respekti qe me ka dhene aq vite sa punuam ne te njetin institucion. Ne ate institucion ku jepnim secili aq sa mundim dhe po ashtu paguheshim per ate cfare benim. Deda (e jo vetem ai) e mbante si ujet e paket ate pune per te ushqyer familjen.

Sot, eshte e kobshme te lexosh qe ne fakt Deda eshte veteflijuar nga “Vetting-u”… makaber! Nuk arrij ta kutoj c’mund ta lidhe ate njeri te varfer me vetting-un?! Cfare do deklaronte Deda? Sa kafshate buke ha secili nga femijte?! Jane nje varg pyetjesh rebelimi, qe fundja s’ja vlen t’i shkruaj se pergjigje s’do kene, aq me teper qe Deda vete zgjodhi qe mos t’i pergjigjej. Edhe burrnine e mbyt skamja dhe frika qe femija s’do kete kafshaten e bukes! E kte une nuk e quaj turp as paburreri!

Por ajo qe me shqeteson, nga ajo qe lexoj ne shkrim eshte dhe te mos gjeturit e njeriut te njeriu! Kishte aq vite Deda ne ato ambjente e ne sherbim te eproreve apo te popullit dhe asnje nuk arriti ta sqaronte, ta mbeshteste, t’i jepte nje zgjidhje?! Ama stresin e shqetesimin e kane vene re!

Dede, kisha vite pa te takuar, por sot po te them: Udhetim te paqte ne boten e tjeter! Sa ishe gjalle ja sigurove nje kafshate femijeve, sot e mbrapa uroj qe t’i ofrosh force nga atje lart per te gjetur ate kafshaten qe ti nuk mund t’ja çosh me ne tavoline! Te qofte dheu i lehte!

E besoj nga atje lart do i shohesh “mrekullite” e Vetting-ut ndaj njerezve si ty! Dashte Zoti qofshin sa me pak te mbyturit ne pambrojtesi!

E nese vetting-u do na “shpetoje” nga njerezit si ty, kurre mos u befte!
Gentiana Maçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmoi arbitrin Skomina, Presidenti i Romës procedohet nga UEFA
Previous article Gjyla “kërcënon” edhe Kukësin: Nuk kemi çfarë humbasim…

F.autor

Postime të ngjashme

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë Aktualitet

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT) Aktualitet

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT)

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia... Breaking News

"E HUMBËT KOSOVËN"/ Rama reagon për deklaratat e Vuçiç mbi lumin Ibër: Ne respektojmë Serbinë por fqinjësia...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT