• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Udhëheqësi opozitar armen në rrugë për t’u bërë kryeministër
Home
Nderkombetare

Udhëheqësi opozitar armen në rrugë për t’u bërë kryeministër

4 May, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Partia Republikane në pushtet në Armeni, ka lënë të kuptohet se do të mbështesë synimet e udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian për t’u bërë kryeministër i përkohshëm, në votimet e caktuara për datën 8 maj në parlament.

Vendimi pasoi disa javë protestash që çuan në dorëheqjen e ish kryeministrit Serzh Sargsyan dhe kulmuan me bllokada dhe greva. Republikanët bllokuan Pashinianin në votimet e së martës në parlament, duke bërë që protestuesit të rikthehen në rrugë.

Pashinian bëri thirrje të enjten për pezullimin e demonstratave derisa të gjitha palët po përpiqen të negociojnë një zgjidhje politike. Të enjten zëvendëskryetari i republikanëve, Armen Ashotyan, u tha gazetarëve se partia e tij do të mbështes kandidaturën e Pashinianit, nëse ai arrin të fitojë të paktën një të tretën e votave në parlament.

Nëse votimet e 8 majit dështojnë të zgjedhin kryeministrin, parlamenti do të shpërbëhet dhe do të organizohen zgjedhjet e reja.

Protestat shpërthyen muajin e kaluar kundër ndryshimeve kushtetuese dhe vënies në detyrë si kryeministër të Serzh Sargsyan. Kritikët thonë se me ndryshimet e fundit të kushtetutës armene, Sargsyan, i cili më parë ka mbajtur postin e presidentit për dy mandate pesë vjeçare, praktikisht do të bëhet udhëheqës i përjetshëm i vendit.

Protestat u rritën edhe për shkak të pakënaqësive me shkallën e varfërisë, korrupsionit dhe qeverisjes së dobët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heynckes SHOKON kombëtaren e gjermanisë, me deklaratën për kapitenin e "Pancerave"
Previous article Kosova fiton në arbitrazh çështjen e telekomit

anxheladoko

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT