Eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka theksuar se deklarata e tij për kontestin e emrit mund të zgjidhet për dy javë është kuptuar gabimisht.
Hahn ka konfirmuar se pas rekomandimit të Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve “me rëndësi tani është që të gjendet zgjidhje për çështjen e emerit”, që anëtarët e BE-së ta miratojn këtë rekomandim.
Përndryshe, më 24 prill mediat vendore dhe të rajonit publikuan lajmin se komisioneri për zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme.
“Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedonine. Mendoj se të gjithë pajtohen se kjo do të jetë në të mirë të vendit, për shoqërinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Johannes Hahn, por ky i fundit ka kundërshtuar fuqishëm këtë lajm, duke thënë se kjo deklaratë është kuptuar gabimisht.


