• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VLONJATIT I VUNË TRITOL NË DERË/ Kush është 42 vjeçari që jeton mes Italisë dhe Shqipërisë. E ka EMRIN tek…
Home
Breaking News

VLONJATIT I VUNË TRITOL NË DERË/ Kush është 42 vjeçari që jeton mes Italisë dhe Shqipërisë. E ka EMRIN tek…

3 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tritol banesës së të moshuarit, dyshohet se ngjarja lidhet me të birin. Një shpërthim me tritol, i ndodhur rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës kishte si shënjestër banesën e një të moshuari.

tritol-vlore

Bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit G.C., 69 vjeç, por nga hetimet e para dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me të moshuarin, por me djalin e tij. Nga shpërthimi i tritolit, banesa ka marrë dëmtime materiale, ndërsa nuk ka informacion për persona të lënduar.

Mësohet se sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në afërsi të oborrit të banesës së të moshuarit nga dy persona. Një informacion të tillë e konfirmon Policia e Vlorës. Sipas saj, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, në zonën ku ndodhi shpërthimi janë filmuar dy persona, të cilët nuk janë identifikuar ende pasi ishin të maskuar.

Ata kanë vendosur lëndën eksplozive të llojit tritol dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, Policia e Vlorës ka konfirmuar se dyshohet që ngjarja të ketë lidhje me djalin e 69-vjeçarit dhe pikërisht shtetasin 42-vjeçar me iniciale E.C. Sipas Policisë, 42-vjecari në fjalë dyshohet si person i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në shtetin italian.

Madje, ka qenë në fokus të një aksioni të Policisë në 16 shkurt të vitit 2017, pikërisht për këtë shkak, pasi figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli. Në atë periudhë të vitit të kaluar, 42- vjeçari nga Vlora u arrestua për llogari të drejtësisë italiane me qëllim ekstradimin e tij, por një proces i tillë nuk u finalizua, duke bërë që ai aktualisht të jetë një person i lirë. Nuk ka të dhëna se pse është liruar dhe nuk iu dorëzua autoriteteve italiane.

Ai jeton mes Italisë dhe Shqipërisë, por në momentin e sulmit mësohet se ka qenë pikërisht në banesë. Për këtë arsye, autorët dyshohet se kanë pasur informacion për lëvizjet e tij. Dyshohet se nga mënyra e vendosjes së lëndës plasëse, ky është një paralajmërim për 42-vjeçarin, pasi edhe dëmet materiale kanë qenë të vogla. Sipas hetuesve, ky paralajmërim mund të vijë nga persona që 42-vjeçari ka pasur marrëdhënien në aktivitetin e tij në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe për shkak të prishjes së pazareve ka lindur konflikti.

Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë së Komisariatit të Vlorës, vetë 42- vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Policia bën të ditur se sasia e lëndës plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë dhe ka qenë rreth 200 gramë tritol. Ndërsa vetë babai i tij, por dhe banorë të zonës, nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Policia ka nisur punën hetimore për identifikimin e dy autorëve me maska, të cilët vendosën lëndë shpërthyese në oborrin e shtëpisë. “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve”, bën të ditur zyrtarisht Policia.

U arrestua për llogari të Italisë

Një vit më parë, 42-vjeçari E.C u arrestua nga Interpol Tirana për llogari të drejtësisë italiane. Kjo, pasi emri i vlonjatit ishte në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Drejtësia në shtetin fqinj, ku dhe vlonjati jeton në periudha të shkurtra, e akuzonte 42-vjeçarin si person të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u kap gjatë një operacioni të organizuar më 16 shkurt të vitit 2017 në qytetin e Vlorës. Pavarësisht se arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo bëri që pas një periudhe të shkurtër në paraburgim, 42-vjeçari të lihej i lirë. Pavarësisht kësaj, ai njihet nga Policia e Vlorës si person i skeduar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike, edhe pse në vendin tonë nuk ka asnjë hetim për këtë çështje ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Muaji i Ramazanit, kundërshtari kryesor për Liverpool dhe Klopp…
Previous article Dy lojtarë të njohur largohen nga Manchester United

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT