• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RËNIA E EUROS/ Vjen shqetësimi i madh. Eksportuesi i dërgojnë LETËR qeverisë
Home
Ekonomi

RËNIA E EUROS/ Vjen shqetësimi i madh. Eksportuesi i dërgojnë LETËR qeverisë

3 May, 2018 F.autor Ekonomi

Për vitin 2018, në ekonominë e vendit do të qarkullojnë 14 miliardë lekë më pak për shkak të zhvlerësimit të euros. Efektet negative që do të ketë ekonomia për këtë vit nga vazhdimi i rënies së monedhës europiane në krahasim me lekun, u paralajmëruan nga Qendra e Eksportuesve Shqiptarë.

Në një letër drejtuar guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama eksportuesit shprehen së në 4 muajt e parë të vitit euro është zhvlerësuar 4 për qind kundrejt lekut.

Qendra e eksporteve shqiptare thotë se rënia e euros po dëmton fermerët, familjet që jetojnë me dërgesat e emigrantëve, turizmin, si dhe efektet negative do të reflektohen edhe në uljen e të ardhurave të buxhetit.

LETRA

Në letrën dërguar qeverisë eksportuesit kërkojnë ngritjen e një grupi pune për të ndalur rënien e monedhës europiane. Eksportuesit ngrenë si shqetësim se si rënia e të ardhurave do të reduktojë hapjen e vendeve të punës në bizneset e tyre.

“Në veçanti në kategorinë e eksporteve, si kategori tepër e dëmtuar, do të përmendnim fermerët, të cilët pësojnë një dëm të dyanshëm: iu ulen të ardhurat e realizuara nga eksportet fatmirë- sisht të rritura ndjeshëm në këto tre vitet e fundit, por njëkohë- sisht do t’iu ulen çmimet e shitjes së produkteve të tyre, veçanërisht qumështi dhe mishi, për shkak të produkteve më të lira të importit si rrjedhojë e euros së zhvlerësuar”, thuhet në letër.

Eksportuesit paralajmërojnë se nëse euro do të qëndrojë në këto nivele përkundrejt lekut, ekonomia shqiptare do të ketë këto impakte gjatë vitit 2018. “Do të mungojnë afro 7 miliardë lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm. Do të mungojnë afro 3.5 miliardë lekë nga remitancat. Do të qarkullojnë afro 3.5 miliardë lekë nga turizmi. Pra, në total në ekonominë vendëse do të qarkullojnë afër 14 miliardë lekë më pak. Për efekt fiskal, do të kemi afër 25 për qind të munguar në buxhetin e shtetit, pra afër 3,5 miliardë lekë (26 milion euro) më pak në buxhetin e shtetit vetëm për vitin 2018.

Nëse do të merrnim në konsideratë që po kjo shumë do të jetë dhe xhiro e munguar e bizneseve te tjera të lidhura qoftë me industrinë e eksporteve, atë të turizmit apo të impaktuara drejtpërdrejt nga blerjet e shtesës së popullsisë që jeton në sajë të remitancave, të gjitha këto efekte dyfishohen. Ndërkohë, po të llogarisim koston për hapjen e një vendi pune të barabartë me afro 2 milionë lekë, vetëm për këtë vit nga mungesa e këtyre të ardhurave për sipërmarrjet e prekura do të kemi aftësi të reduktuar për hapjen e të paktën 3500 deri në 7000 vende të reja pune”, thuhet në letrën e eksportuesve.

Eksportuesit kërkojnë ngritjen e një grupi pune për të frenuar rënien e euros. “Shifrat e lartpërmendura janë sinjifikative dhe të mjaftueshme për të krijuar një ekip pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tonë dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë. Qendra Shqiptare e Eksporteve është e gatshme për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe burimet e nevojshme në funksion të një analize që mund t’i ndalin këto dinamika dhe t’i kthejnë ato në kahun pozitiv të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale”, thuhet në letër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publikohet teoria përfundimtare e Stephen Hawking për universin/ "Nuk na pëlqen por duhet ta pranojmë se..."
Previous article Dy kolege dhe dy mike të ngushta, urimi i veçantë i Olta Bokës: Je rrezja më e ngrohtë e diellit

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT