• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haradinaj me delegacionin e BE: Kosova është gati për liberalizimin e vizave
Home
Rajon

Haradinaj me delegacionin e BE: Kosova është gati për liberalizimin e vizave

3 May, 2018 k.autor Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj takoi sot delegacionin e BE-së për vlerësim të progresit në fushën e sundimit të ligjit, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.

Haradinaj paraqiti të arriturat e Qeverisë në sundim të ligjit, respektivisht përmbushjen e të gjitha kritereve në fushën legjislative, ku theksoi punën e cila është bërë në procesimin e ligjeve të nevojshme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim, shkruan tg.

Kryeministri më tej theksoi se me takimet e nivelit të lartë që mbahen nën patronatin e Kryeministrit është rritur llogaridhënia e institucioneve relevante. “Në fushën e sigurisë Kosova ka shënuar sukses dhe mekanizmat e sigurisë tash janë më të fokusuara dhe më llogaridhënëse. Me të marrë Raportin e Progresit, Qeveria ka zhvilluar Planin e Veprimit për të adresuar sfidat e përmendura në Raportin e Komisionit Evropian 2018 në mënyrë specifike dhe të saktë. Kosova gjithashtu ka bërë progres në transparencë duke i publikuar kontratat publike dhe duke u përgjigjur në të gjitha kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare. Prioritet mbeten politikat e llogaridhënies, efektivitetit institucional dhe transparencës”, shtoi Kryeministri Haradinaj.

Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve dhe është e përkushtuar që të adresojë me sukses sfidat e mbetura. Kryeministri potencoi se Kosova është gati për liberalizimin e vizave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy kolege dhe dy mike të ngushta, urimi i veçantë i Olta Bokës: Je rrezja më e ngrohtë e diellit
Previous article Uli Hoeness kapet me Mourinho-n dhe e akuzon: Ai është arsyeja qe Man. Utd nuk ka sukses....

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT