Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë në Ankara më 7 maj, ndërsa në Moskë në dy ditët pasuese, më 8 e 9 maj. Siç njoftojnë mediat e Beogradit, në Ankara Vuçiç takohet me kryetarin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Një ditë më pas Vuçiç e Vladimir Putin takohen pas inaugurimit të kryetarit rus. Putin për herë të tretë fillon mandatin e kryetarit të Rusisë.
Më 9 maj Vuçiç do të marrë pjesë në atë që quhet Paradë e Fitores në kryeqytetin e Rusisë.
(BalkanWeb)



