• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PDK-ja fton krerët e partive për një tryezë diskutimi
Home
Rajon

PDK-ja fton krerët e partive për një tryezë diskutimi

3 May, 2018 k.autor Rajon

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi.

Në një komunikatë për media nga PDK-ja, thuhet se qëllim i këtij takimi është rritja e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kreu i PDK-së, Veseli ka propozuar që të diskutohet për çështjet me prioritet për vendin, me theks të veçantë për fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimin e statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, agjendën e integrimeve evropiane, formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe reformën zgjedhore.

Takimi i thirrur thuhet se do të mbahet të martën, më 8 maj, nga ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.

Por, dy nga partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, thonë se propozimi i Veselit për të krijuar unitet është dëshmi e pafuqisë së koalicionit qeverisës për t’u marrë me tema të mëdha./REL

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U gjet I MBYTUR në lumin Kir polici/ Babai i 7 fëmijëve dyshohet se u...
Previous article TRITOL BANESËS NË VLORË/ Zbulohet e shkuara e objektivit, pse dyshohet se e paralajmëruan për...

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja Rajon

E ZHYTUR NË KRIZË INSTITUCIONALE/ Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT