Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër gjatë ditës së sotme pas vetëvrasjes së biznesmenit duke u hedhur nga tarraca e baneses.
Një efektiv policie është gjetur i pajetë në bregun e lumit Kir. Mësohet se viktima është Dedë Shkalla.
Nga informacionet paraprake punonjësi i Policisë ishte baba i 7 fëmijëve, ndërsa familja jetonte vetëm me pagën e tij në kushte të vështira ekonomike. Mendohet qe pikerish gjendja e veshtire ekonomike ka bërë Shkallan të marrë vendimin drastik për jetën.
Mësohet se ai do të merrte turnin e punës sot orën 14:00.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet per zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


