• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Historia e drejtoreshës së emëruar të CIA-s Gina Haspel me Nënë Terezën
Home
Jetë

Historia e drejtoreshës së emëruar të CIA-s Gina Haspel me Nënë Terezën

3 May, 2018 Ina.Autor Jetë

Gina Haspel është emëruar nga Presidenti Donald Trump si drejtoreshë e CIA-s (shkurtim për Agjensinë Qendrore të Informacionit).
Emërimi ka nevojë për miratimin e Senatit Amerikan dhe e kaluara e saj është vënë mënjehërë nën lupën e medias dhe kritikëve, disa prej të cilëve e akuzojnë për pjesëmarrje në rastet e torturave të të dyshuarve për terroristë, në vitet pas 11 Shtatorit.

CIA ka kërkuar ndjesë për këto raste dhe ka ndaluar çdo përdorim dhune në marrjet në pyetje, mirëpo kritikë liberal mendojnë se asnjë zyrtar i përzjerë me atë periudhë nuk meriton të jetë në krye të agjensisë. (Sigurisht ka edhe nga ata që mendojnë se radikalët e huaj, të dyshuar për terrorizëm nuk meritojnë të njëjtat të drejta civile si amerikanët apo ato që njihen nga Konventa e Gjenevës, po në përgjithësi, Kongresi Amerikan, media dhe shumica e opinionit publik, përfshi edhe vetë CIA-n janë pajtuar se torturat në hetim nuk ndihmojnë në zbulimin e të vërtetave dhe nuk pasqyrojnë parimet e agjensisë dhe të demokracisë amerikane.)

Vetë Gina Haspel ka pikëpamje të njëjta dhe ka premtuar se nuk do të ketë një rikthim në vitet e para të shekullit të ri, kur CIA krijoi disa qeli sekrete në vende aleate europiane, pa dijeninë e shërbimeve sekrete të disa prej këtyre vendeve. Ajo thotë se roli i saj në ato vite është zmadhuar për lojëra politike.

Gjithësesi, cilado qoftë e vërteta apo merita për emërimin në krye të agjensisë, media po bën gërmimet e saj për të mësuar më shumë për gruan e fortë të inteligjencës amerikane.

Mes ngjarjeve nga e kaluara që kanë dalë në pah këto ditë është edhe një që ka të bëjë me murgeshën e famshme shqiptare, Nënë Terezën.

Ishte fillimi i viteve 1980, kur Gina Haspel po bënte udhëtimin e saj parë, jashtë Shteteve të Bashkuara, si punonjëse e CIA-s.

Si fillestare asaj i kishte rënë që të punonte gjatë një fundjave, në Ambasadën Amerikane, kur e kontaktuan për t’i dhënë informacionin se kishte telefonuar humanitarja laureate e Çmimit Nobel, Nënë Tereza me dëshirën për të realizuar një bisedë me Presidentin e atëhershëm të Amerikës, Ronald Reagan.

Haspel e kishte ftuar menjëherë për bisedë në Ambasadë, Nënë Terezën dhe ajo i kishte shpjeguar kërkonte të fliste me Presidentin Reagan në lidhje me mungesën e drithit në një vend të tretë, ku mesa duket njerëzit po vuanin për bukën e gojës. Cili ishte ky vend i tretë mbetet ende mister se qeveria amerikane e mban ende të klasifikuar informacionin.

Pas kësaj Gina Haspel u lidh me Departamentin e Shtetit dhe që aty u realizua lidhja telefonike me Presidentin Reagan.

Mirënjohëse për ndihmën që i dha, Nënë Tereza e ftoi Gina Haspelin që të vizitonte një jetimore për të cilën kujdesej. Pas kësaj, fëmijët e jetimores vizituan Ambasadën Amerikane nën kujdesin e Gina Haspelit.

Zonja Haspel ka pasur shumë detyra gjatë karrierës së saj. Ajo flet shumë mirë turqishten dhe rusishten, për shkak të operacioneve që ka drejtuar në Azi, në kohën e Luftës së Ftohtë, por flet edhe spanjisht e frëngjisht.

Nëse miratohet nga Senati Amerikan, ajo do të jetë e para grua në histori që do të drejtojë CIA-n. Gjithashtu, pas George Tennet, prindërit e të cilit ishin emigrant të lindur në Shqipëri, Gina Haspel do të jetë drejtuesja e dytë e CIA-s në histori që ka një lidhje personale me botën shqiptare. (Ruben Avxhiu)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE kufizon lirinë e lëvizjes për personat që kanë bërë krime lufte
Previous article Mourinho "tradhton" Ronaldon, tregon se kush është më i miri

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT