• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINE NGA KOLUMBIA/ Media spanjolle: Si funksionon mafia shqiptare, provat e vështira për të fituar besnikërinë
Home
Breaking News

KOKAINE NGA KOLUMBIA/ Media spanjolle: Si funksionon mafia shqiptare, provat e vështira për të fituar besnikërinë

3 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Për atë që tashmë njihet si rasti i ri “NarcoJet”, kokaina e kapur në Spanjë që erdhi nga Kolumbia, nxorri zbuluar një klient të ri të trafikantëve të drogës, shqiptarët,” kështu e nisin një artikull mediat spanjolle.

Goditja e mafias shqiptare në Madrid ku u sekuestruan 1 ton drogë dhe u arrestuan dy shqiptarë, ka bërë që edhe një herë autoritetet ndërkombëtare të kthejnë vëmendjen nga Shqipëria.

Radio spanjolle “Caracol” shkruan se mafia shqiptare ka një rol të rëndësishëm sa i përket trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe lidhjeve të saj me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Shqiptarët shfrytëzojnë Spanjën si portë hyrëse e kokainës në Europë, shkruhet në artikull.

“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.

Në raport tregohet se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë dhe provat e vështira për besnikërinë.

Anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash, shkruan Caracol.

“Organizata te tilla kriminale që vijne nga vendet e Evropës Lindore karakterizohen nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë bëjnë meshkujt, kur bien në dashuri?
Previous article Timo Flloko zbulon "SEKRETIN" e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore: KA SHIJUAR...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT