• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZHVLERESIMI I EUROS/ Apeli i Guvernatorit: Mos bëni konvertime të nxituara
Home
Ekonomi

ZHVLERESIMI I EUROS/ Apeli i Guvernatorit: Mos bëni konvertime të nxituara

3 May, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri dje thirrje agjentëve ekonomikë të mos bëjnë konvertime të nxituara në kushtet e mbiçmimit të lekut dhe zhvlerësimit të euros.

Gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Sejko tha se forcimi i kursit të këmbimit ka ardhur nga faktorë fondamentalë, si rritja e shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe dërgesave të emigrantëve, duke mos përjashtuar edhe spekulimet në treg.

Guvernatori Sejko u kërkoi agjentëve të tregut të jenë të kujdesshëm, pasi nga veprimet e nxituara mund të pë- sonin humbje. “U bëj thirrje gjithë agjentëve ekonomikë, që të mos bëjnë veprime të nxituara paragjykuese mbi nivelin e kursit, pra, të mos bëjnë konvertime të nxitura nga luhatjet e kursit të këmbimit, pasi mund të pësojnë humbje në të ardhmen. Çdo ndikim psikologjik ose nga faktorë të ndryshëm në kursin e këmbimit, i cili është jashtë faktorëve fondamentalë, është gjithmonë i përkohshëm. Dhe në rast se është i përkohshëm, kjo do të thotë që ata agjentë ekonomikë do të bënin veprime të nxituara dhe do të kishin humbje.

Ky është postulat dhe ka ndodhur. Por sigurisht, askush nuk e parashikon dot sesi do të shkojë; se ndryshe do të ishim profetë po të parashikonim nivelin e kursit të këmbimit dhe kështu reagimet do të ishin të sakta, edhe për agjentët ekonomikë. Një gjë është e sigurt, që ne kemi flukse të larta hyrëse të euros në ekonomi. Por dhe forcimi ose mbiçmimi i kursit të këmbimit përtej parametrave mund të jetë dhe si pasojë e faktorëve spekulativë në treg. Prandaj dhe një herë, u bëj thirrje agjentëve ekonomikë për të reaguar me zgjuarsi dhe për të marrë masa në vazhdimësi, jo vetëm në një situatë mbiçmimi ose nënçmimi, për të ulur rrezikun e kursit të këmbimit në kontratat e tyre, sikurse ndodh në të gjithë botën”, u shpreh Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përjashtoi efektet psikologjikë të masave të uljes së përdorimit të euros te kursi i këmbimit. Guvernatori Sejko sqaroi se këto masa nuk kanë hyrë në fuqi.

“Ne kemi parashikuar që strategjia e deuroizimit dhe stimulimit të përdorimit të monedhës kombëtare të ketë një efekt neutral në sistemin bankar dhe sistemin financiar. Kjo, pasi masat që aplikohen mbi rezervën e detyrueshme në valutë kompensohen nga ato në lekë dhe anasjelltas. Ne presim një ulje të pozicioneve në monedhë të huaj në raport me monedhën kombëtare në një afat 3-5 vjeçar. Përveç faktit që masat nuk kanë hyrë ende në fuqi”, u shpreh Sejko.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Gazetaria e “Like”-eve që po shkatërron gazetarinë dhe shoqërinë
Previous article Ja cila është sëmundja më e përhapur në planet!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT