• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Si i joshnin fëmijët në Facebook: Jam pasiv, a ke dëshirë të njihemi? Ta thith** … (BISEDAT)
Home
Sociale

SKANDALI/ Si i joshnin fëmijët në Facebook: Jam pasiv, a ke dëshirë të njihemi? Ta thith** … (BISEDAT)

2 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zbulohet një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”  treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë.

Në “Fiks Fare” erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç, i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’iu kërkuar më vonë favore seksuale, duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.

Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebookut, me mesazhe, por edhe me videotelefonata.

Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4.000 miq, mbi 80% e të cilëve nga fotot dukej që ishin minorenë.

Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendosë zemra, apo të shprehë dashurinë për “vëllezërit e tij”, siç edhe iu referohet atyre në shumicën e kohës.

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar apo jo, gazetarët e “Fiksit” hapen dy profile në Facebook, atë të një djali dhe një vajze, përkatësisht 13-vjeçarë. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në “chat”-in privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishte aktiv apo pasiv, e më pas bënin bisedë seksuale.

Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i “Fiksit”, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t’i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.

Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.

Në profilin e vajzës, ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale, pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30-vjeçari, i cili i thotë që është e njomë dhe e pyet nëse është e “prishme”, apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryejë marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks, pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv.

Rreziku që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale nuk parashikohet në ligj

“Fiksi” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë lidhur me këtë ngjarje. Një specialiste e krimit kibernetik konfirmoi se, për ta është e ndaluar të stimulojnë raste si ky i “Fiks Fare”, për të zbuluar apo arritur te pedofilët apo abuzuesit. Sipas saj, denoncime të ngjashme që kanë ardhur për raste të tilla janë vetëm 2, e ato kanë ardhur nga shteti italian për dy shtetas shqiptarë. Ndërsa shumë denoncime nga Shqipëria bëhen për vjedhje të identitetit të personave.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë për “Fiks Fare” se, kjo është pedofili. Ligji nuk e parashikon këtë lloj krimi që vjen nga rrjetet sociale, ndërsa specialistëve të krimit kibernetik nuk iu lejohet të stimulojnë apo të infiltrohen në rrjetet sociale për të zbuluar abuzuesit.

“Në muajin nëntor kemi kërkuar pranë Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, ndryshimin e 13 neneve të Kodit Penal, pikërisht për këtë situatë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye do ta ripërsërisim këtë kërkesë edhe në muajin maj”, shtoi ai.

“Fiksi” intervistoi edhe Vasilika Hysin, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila thotë se situata duhet të ndryshohet menjëherë dhe duhet filluar që nga ligji. Sipas një nisme edhe të UNICEF-it, situata në rrjetet sociale është alarmante dhe në to përfitojnë abuzues dhe pedofilë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi e TALLËN për FOTON në plazh, Lori poston VIDEON që i la të gjithë pa fjalë
Previous article Bayern Munchen eliminohet, Italia mund të festojë

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT