• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Militanti i PS i drejtohet Ramës: Është gjynaf të dorëzosh pushtetin qyl, o e bëni ju këtë… (VIDEO)
Home
Shqipëri

Militanti i PS i drejtohet Ramës: Është gjynaf të dorëzosh pushtetin qyl, o e bëni ju këtë… (VIDEO)

2 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e quajtur “Llogaridhënia publike”, duke zhvilluar takime me qytetarë të ndryshme. Një prej tyre nga Petrela në Tiranë shprehu shqetësimin për hartën e pronës, por shqetësimi më i madh për të drejtuar kreut të qeverisë, nuk ishte ky problem, por “lënia e pushtetit nga PS”.

Qytetari: E para është nder dhe kënaqësi që u bë hera e tretë që ne takohemi në fushatë dhe këtu. Me gjithë punën e mirë që është bërë, ne po sorollatemi dhe po vërtitemi. Ik në Hipotekë, ik në bashki. Hartat janë bërë duke nejtë në zyra. Toka ime është aty, shtëpia jote është atje.

Keni qenë vet dëshmitar kur keni ardhur në Petrelë. Nuk keni marrë asnjë masë për grabitqarët. E dyta, mos e braktisni Partinë Socialiste sepse ne do ta hajmë të gjallë. Ne jemi 1% këtu. Nëse PS ka arritur në këto rezultate, kur vjen momenti dhe ne dorëzojmë pushtetin, ata e marrin për kokërr të qejfit. Kur të marrin pushtetin ne, ata e kanë çuar në gropë.

Rama: Se çfarë do të marrin ata, nuk ta them dot unë. Më shpjego pak çfarë deshe të thuash me atë të PS-së?

Qytetari: Është gjynaf sepse jemi një forcë politike që na kanë zili të gjitha partitë. Është gjynaf të dorëzosh pushtetin kot. Pushtetin mos e dorëzo qyl, si popull dhe si anëtar i PS.

Rama: Nga të vjen kjo? E ke parë ëndërr?

Qytetari: E kemi konstatuar me kohë. Ju lutem na mbroni, se o e bëni ju këtë vend ose ikëm.

Rama: E mora vesh ku e paske. Siç thonë tironsit se edhe unë katunar Tirone jam tani, ne andej nga katuni themi nuk bie dy herë daci në kos. Mos u shqetëso nga ai krah.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY POLICËT E ZHDUKUR NË AKSIDENT/ Zbulohen detaje të reja: Intervistohen katër persona që dyshohen...
Previous article Tony Bellew: Nuk kam për t’i dhënë dorën Haye pas duelit

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT