• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Themeluesi i WhatsApp-it, Jan Koum largohet nga Facebooku
Home
Teknologji

Themeluesi i WhatsApp-it, Jan Koum largohet nga Facebooku

2 May, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare, Teknologji

Përmes shitjes së WhatsApp-it Facebookut, Jan Koum u bë në vitin 2014 miliarder. Deri tani ai mbeti pjesë e sipërmarrjes. Kurse tani ai ka vendosur t’u kushtohet interesave private.

Bashkëthemeluesi i WhatsApp-it, Jan Koum largohet nga Facebooku. Ka ardhur koha për ndryshime, shkroi Koum në një shënim në rrjetin social. WhatsApp-in e bleu Facebooku në vitin 2014 për rreth 19 miliardë dollarë. Koumi mbeti pas kësaj pjesë e sipërmarrjes. Bashkëthemeluesi tjetër, Brian Acton u largua nga Facebooku vitin e kaluar.

Koum shkroi se do të marrë tani një pushim për të bërë gjëra jashtë degës teknologjike, “për shembull do të mbledh automjete të rralla Porshe, të ftohura me ajër “. Ai tha edhe se do të punojë në automjetet e tij dhe të luajë Frisbee.

Zuckerbergi falënderon

Sipas medieve në SHBA në vendimin e Koumit për t’u larguar nga sipërmarrja e në heqjen dorë nga funksioni drejtues mund të ketë kontribuar një grindje me Facebookun për mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Në një përgjigje ndaj deklaratës së Koumit, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg shkroi se do t’i mungojë bashkëpunimi me të. “Jam mirënjohës për të gjitha ato,(…) që më mësove, midis tyre atë për kodimin dhe për aftësinë e kodimit për t’ua marrë pushtetin sistemeve të centralizuara dhe për ta kaluar atë në duart e njerëzve.”

WhatsApp-i pa strategji për të fituar para

WhatsApp i është përkushtuar kodimit të mesazheve, në mënyrë që ato të mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Veç kësaj në këtë aplikacion deri tani nuk ka reklama. Një strategji, se si duhet të nxjerrë fitime ky rrjet deri tani nuk është zhvilluar. Ky mund të jetë një nga shkaqet e dorëheqjes së Koumit. Në të kaluarën ai është shprehur në mënyrë shumë kritike për reklamat online. Ajo është “një fyerje e inteligjencës”, shkroi ai në 2012 në një postim në blog.

Tërheqjen e Koumit, vëzhguesit e vlerësojnë si hap të pazakontë. Deri tani grupi drejtues i Facebookut i pati qendruar besnik sipërmarrjes në skandalin më të fundit të të dhënave me Cambridge Analytica. Në të gjithë botën, WhatsApp-in e përdorin 1, 2 miliardë vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Prindër kujdes, rrugëve të Tiranës, "pitbullë" pa pronarë, rrezik jete për fëmijët
Previous article Viziton Tiranën zëdhënësi i BE dhe zgjerimit Florian Hahn/ Zbulohet axhenda e takimeve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT