• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TE REJA NGA KOKAINA NE SPANJE/ Dy shqiptarët drejtonin supertrafikun, morën pjesë në luftimet në Ballkan
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE TE REJA NGA KOKAINA NE SPANJE/ Dy shqiptarët drejtonin supertrafikun, morën pjesë në luftimet në Ballkan

2 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja per arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, qe u prangosen në Spanjë, të dyshuar si drejtues të një organizate mafioze, që merrej me trafikun e kokainës nga Kolumbia.

Mediat spanjolle publikuan dje emrat e shqiptarëve që u arrestuan nga operacioni i një dite më parë në Madrid, ku u sekuestruan 1 ton kokainë dhe 1.55 milionë euro. Sipas “La Razon”, bëhet fjalë për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën, ndërsa dy të tjerë janë shtetas spanjollë, Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben de Castillo de la Torre.

I pesti i operacionit u arrestua në Kolumbi, Lelio Nevarda Avila Santana. Mediat lokale, duke iu referuar burimeve nga Policia, thonë se dy shqiptarët kanë përgatitje ushtarake dhe mendohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan. Duket se në këtë rast i referohen luftës së Kosovës.

TRAFIKU

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle, që i referohen burimeve nga Policia lokale, droga kalohej në valixhe të mëdha me ngjyrë të zezë. Gjithçka kamuflohej me shërbimet e një kompanie, që merrej me transport mallrash.

Ndërsa valixhet e mbushura me kokainë dhe para transportoheshin nga Kolumbia në Spanjë përmes fluturimeve me charter. Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian që drejtonte linjën e trafikut në nisje. Ndërsa në mbërritje gjithçka kalonte në dorën e dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve konsiderohet nga Policia spanjolle si kreu i grupit.

Shqiptari tjetër i arrestuar ishte krahu i tij i djathtë. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë, duke qenë se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë organizatë, të cilët janë ende në ndjekje dhe nuk janë arrestuar.

OPERACIONI

Hetimet për zbulimin e organizatës që trafikonte kokainë kishin nisur prej muajit nëntor. Pas disa verifikimesh, oficerët e Antidrogës ranë në gjurmët e organizatës kriminale të drejtuar nga shqiptarë që jetonin në Spanjë.

Oficerët e Policisë spanjolle në bashkëpunim me atë kolumbiane dhe DEA-n kishin mundur të zbulonin se krerët e grupit ishin zhvendosur në Spanjë me qëllim që të krijonin aty një pikë hyrëse të drogës në Europë.

Hetuesit arritën madje të binin në gjurmët e një ngarkese lëndësh narkotike, e cila po ruhej në Madrid për t’u shpërndarë më vonë. Në këtë kohë u zbulua se kokaina ishte fshehur në disa valixhe të mëdha, me ngjyrë të zezë.

VIDEO KETU:

http://www.brindisireport.it/video/inseguimento-in-mare-l-inutile-tentativo-degli-scafisti-di-seminare-la-finanza.html

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trendi i fundit i make up- it është aq i bukur sa do ta dashurojmë gjithë verën
Previous article Riluhet takimi Inter – Juventus? Ja kërkesa që mund të aprovojë Federata Italiane e Futbollit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT