• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATER AKUZAT/ Dosja tek Krimet e Rënda. Ja kush janë prokurorët që po hetojnë ADRIATIK LLALLEN (Detajet e reja)
Home
Breaking News

KATER AKUZAT/ Dosja tek Krimet e Rënda. Ja kush janë prokurorët që po hetojnë ADRIATIK LLALLEN (Detajet e reja)

2 May, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen emrat e prokurorëve që po hetojnë ish Kryeprokurorin e Republikes Adriatik Llalla në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Klodian Braho mësohet se është Prokurori direkt përgjegjës për administrimin e dosjes nr 447 të transferuar nga Prokuroria e Durrësit që e inicioi dhe e regjistroi këtë hetim, e cila tashmë ndodhet në Tiranë.

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur dy muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, tashmë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim mësohet të jenë Klodian Braho dhe nga ana tjetër, është shefi i kësaj prokurorie Besim Hadërmataj që po e mbikqyr nga afër këtë proces.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës pak ditë më parë u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për rritjen e pasurisë së tij.

Dalin në skenë emrat e bashkëpunëtorëve

Në skenë kanë dalë emrat e shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Gazmen Brahimaj është instruktor kuajsh në një hipodrom privat në fshatin Qeha Shytaj dhe figuron si i punësuar në një spital privat me pagë 30 mijë lekë/ muaj por që në fakt ka kryer transaksione prej dhjetra miliona lekësh me ish kryeprokurorin për shitblerje tokash.

Ndërsa Edison Dushku është një i burgosur, i cili figuron që të ketë kryer transaksione shitblerje ullishtash në periferi të Tiranës me ish Kryeprokurorin i cili në një rast ia ka blerë atij 3 000 metra katrorë për 1.5 milionë lekë për ta shitur më pas, pas pak kohësh, për një vlerë prej 250 mijë eurosh.

Pse u transferua dosja

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017 e në vijim, duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka koopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori.

Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale.

Veprat penale për të cilat po hetohet
Hetimi për Llallën është rregjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Përplasja me ambasadorin Lu
Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”. Nga ana tjetër Lu, e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje ka kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dy prokurorët që janë caktuar për këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIPIKE E BESIT/ Komentuesja i shkruan: ‘O katunar palestra jo paletra as me shkrujt nuk di’, përgjigjet në mënyrën më...(FOTO)
Previous article EKSOD tek Manchester United/ Ja dy lojtarë që do të largohen këtë verë

Redaktor1

Postime të ngjashme

HETIM E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIM E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan Aktualitet

DETAJET/ Mbahej nën vëzhgim nga policia, por shpërndante drogë në “Don Bosko”, si ra në pranga autori i plagosjes në Paskuqan

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator Aktualitet

SEZONI VEROR/ Policia plan masash: Kufizohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga 15 qershori deri në 15 shtator

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT