• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPERTHIMET NE VLORE/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, dyert e banesave dhe suvaja përtokë (VIDEO)
Home
Breaking News

SHPERTHIMET NE VLORE/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes, dyert e banesave dhe suvaja përtokë (VIDEO)

2 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vlora është tronditur në orët e para të mëngjesit, ku dy shpërthime tritoli kanë pasuar njëra- tjetrën.

Ngjarja e parë është shënuar në lagjen “Lirim”, përballë Drejtorisë së Policisë vendore.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në katin e 5-të të një pallati, në sheshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 30 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.

“Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale” informoi policia.

30 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh së bashku me nënën. Si pasojë e shpërthimit, e moshuara Nadire Bata, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar.

Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia, teksa fqinjët tregojnë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë.

Fqinji: U zgjuam, kur hymë pamë derën në tokë dhe xhami i banjos ishte thyer.Atë plakën nga trauma e morën në ambulancë. Djali i saj është shoqëruar. Shpërthimi ishte i fortë, unë isha në rroba dhe u ngrita përpjetë.

Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori”, pranë Bashkisë së qytetit bregdetar.

Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.

“Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale” sqaron policia.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues.

Aktualisht blutë e Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje.

Pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objektivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arabi Saudite, nga qershori u lejohet marrja e patentave, rekord aplikimesh nga femrat
Previous article "Çmendet" Real Madridi ofron 2 lojtarë për sulmesin e Liverpool

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT