• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA NË SPANJË/ Artan Hoxha: Karteli kolumbian me strukturë në Shqipëri, VERIORËT lidhje me ta
Home
Breaking News

KOKAINA NË SPANJË/ Artan Hoxha: Karteli kolumbian me strukturë në Shqipëri, VERIORËT lidhje me ta

1 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar operacionin e policisë spanjolle që sekuestroi 1 ton kokainë në Madrid ditën e djeshme dhe arrestoi dy shqiptarë, të njohur si koka të bandës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Hoxha tha jo se më kot shqetësimi i policisë amerikane për kriminalitetin në Shqipëri është rritur, për shkak të shtimit të rasteve të lidhjes së shqiptarëve me bandat kolumbiane.

Sipas tij, ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me kolumbianët janë veriorët.

“Një nga rastet që provon pse policia amerikane është shqetësuar për kriminalitetin në Shqipëri. Shqiptarët nuk janë më të parëndësishëm në tregun e narkotikëve në kontinentin amerikan.

Nuk jemi organizata kriminale tipike si ato italianet, Cosa Nostra, Gomorra etj, por janë shpërndarë shumë duke krijuar aktivitet brenda e jashtë territorit.

Operacioni ndodhi në bashkëpunim nga policia spanjolle, ajo amerikane dhe kolumbiane. Janë përdorur dhe të infiltruar. Tani problem është se kush e ka infiltruar, përveç përgjimeve. Kemi të bëjmë me një grup të struktuar me lidhje në dy kontinente. Është kapur personi përgjegjës për grumbullimin dhe kalimin e kokainës në Spanjë. Dy shqiptarët janë përgjegjës për marrjen e ngarkesës, shpërndarjes së saj në Spanjë, ka sasi të mëdha droge. Janë kapur dhe dy spanjollë, bashkëpunëtorë të shqiptarëve.

Nuk kemi një hetim në Shqipëri për ta dhe nuk i dimë aktivitetet e tyre këtu. Në sasinë e 790 pakove kishte logo të CR7, Cristiano Ronaldos.

Sipas policisë spanjolle, po me fluturim dërgoheshin dhe paratë në Kolumbi. Kemi të bëjmë me kokainë të pastër. Karteli kolumbian po përpiqet të krijojë rrugë në të gjithë vendt, origjina e shqiptarëve që po marrin pjesë në këto grupe janë nga veriu, Tropoja, Has, Kosovë. Policia shqiptare po mundohet të kuptojë në karteli kolumbian ka një strukturë këtu në Shqipëri”, tregoi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI/ Ja cilat janë partitë që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian...
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Përplasja me Ronaldo-n e ka lënë me pasoja, ylli bavarez rrezikon ndeshjen e kthimit

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT