• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vangjush Dako e Qazim Sejdini drejt mandatit të 4-t si kryebashkiakë? Taulant Balla ua lë derën të hapur, por…
Home
Shqipëri

Vangjush Dako e Qazim Sejdini drejt mandatit të 4-t si kryebashkiakë? Taulant Balla ua lë derën të hapur, por…

1 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Plot 5 kryebashkiakë të Partisë Socialiste, 2 të Partisë Demokratike dhe një i pavarur që tashmë janë duke përfunduar mandatin e tretë në detyrë, sipas Partisë Socialiste ligjërisht mund të rikandidojnë, edhe pse në vitin 2014 u miratua një ligj që ndalon më shumë se 3 mandate.

Numri dy i kësaj partie, Taulant Balla ju përgjigj pyetjes së Report TV për Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin, duke iu a lënë derën e hapur.

“Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe jutë gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve.

Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do tëketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019”.

Nga sot PS do të nisë një fushatë llogaridhënie deri në fund të muajit qershor, ku qeveria qendrore dhe ajo lokale do të komunikojë me qytetarët.

Ne fillojmë prej sot një llogaridhënie publike të të gjitha nivele, që do të thotë nga kryeministri tek drejtuesit politik të qarqeve, ministrat e kabinetit, zv.ministrat e më pas kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e të gjitha shërbimeve publike kalojnë përmes një dhënie llogarie përpara qytetarëve në komunitetet e tyre. Në të 321 njësitë administrative të vendit, në të 61 bashkitë, në12 qarqe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë analizë. Ne e konsiderojmë të nevojshme të komunikojmë me ata gjithçka që kemi bërë në këto 6-7muaj të parë të mandatit tonë të dytë.

Kjo sipas numrit dy të Partisë Socialiste është një zgjidhje vetëkontrolli kur mundon një opozitë reale.

Disa prej politikave tona të ndërmarra, planet e investimeve, projektet e mëdha, të cilat janë pjesë e këtij procesi dhe në mungesë të një opozite normale në kuvend, që do të kish qenë mirë që ky proces llogaridhënie të bëhej në fillim në Kuvend, ne po kalojmë për ta bërë llogaridhënien drejtpërsëdrejti me qytetarët. Në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim,çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për tu reflektuar në vendimmarrjen tonë.

Në përfundim të kësaj fushate, në ditët e para të korrikut, PS do të mbledhë asamblenë për të rivlerësuar kryebashkiakët dhe këshilltarët e saj, ndërsa në shtator, do të bëhet bilanci i qeverisë, nëse do të nevojiten apo ndryshime në kabinetin “Rama II”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në burg për vrasje, i akuzuari: Tahiri dha urdhër "gjeni autorin", policët trafikantë më bënë ‘kokë turku’
Previous article Pasi tregon "PJESËT INTIME"/ Trejsi çmendet, del me të brendshme, tregon hapur të pasmet (FOTO+VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT