• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MEMLI BEGALLES/ I akuzuari Ardian Serezi ka alibi: Isha në xhami. Prokuroria…
Home
Breaking News

VRASJA E MEMLI BEGALLES/ I akuzuari Ardian Serezi ka alibi: Isha në xhami. Prokuroria…

1 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këto pamje janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në xhaminë e Kombinatit.

Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar për llogari të çështjes penale ndaj ish-policit Ardian Serezi dhe Denis Demirit, të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë dëshmisë dhënë përpara grupit hetimor, teksa mohonte lidhjen me ngjarjen, Serezi ka deklaruar se në kohën kur është ekzekutuar Begalla, ai ndodhej në xhaminë e Kombinatit, duke kryer ritin e faljes.

Kaq ka mjaftuar që oficerët e policisë gjyqësore, të zbarkojnë në Xhami dhe të bëjnë sekuestrimin e pamjeve, për të verifikuar dëshminë e ish-policit.

Sikurse shihet në pamje, Serezi shfaqet në objektin e kultit bashkë me një grup besimtarësh të tjerë.

Megjithatë, për t’u bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtën datë dhe orë siç pretendon i dyshuari dhe nëse në pamje nuk ka manipulime, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar ato për ekspertim.

Mbi bazën e këtij pretendimi, ish-polici ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatë, por s’ka mundur të rifitojë lirinë. Gjykata ka deklaruar se do t’i vlerësojë këto pretendime, vetëm nëse prokuroria paraqet pamjet filmike si provë.

Memli Begalla u ekzekutua në muajin shkurt në zonën e ish-Bllokut, nga dy persona të maskuar, të cilët teksa largoheshin u fiksuan nga kamerat e sigurisë.

Ndonëse në krim dyshohet se kanë marrë pjesë tre personave, deri më tani në pranga kanë përfunduar Ardian Serezi dhe Denis Demiri.

Prokuroria ka dyshime se vrasja e Begallës lidhet me një konflikt të vjetër që ai kishte me ish-policin, pasi këtij të fundit i kishte premtuar se do ta lironte nga burgu, kur u arrestua në 2014 me një ton hashash në Tepelenë.

Nga hetimet e para rezulton se biznesmeni është interesuar fillimisht për çështjen e të njohurit të tij Serezi, por më pas është tërhequr duke mos e mbajtur premtimin.

Ish-polici është dënuar me 10 vite burgim dhe menjëherë sapo ka rifituar lirinë, ai ka kërkuar të sqarohet me Begallën të cilin e ka takuar një ditë përpara vrasjes, duke i kërkuar edhe ndihmë financiare.

Ai shpjegon se tentativat për ta takuar edhe të nesërmen kanë dështuar, pasi biznesmeni kishte ndërruar numrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN E INATOSUR/ Ronela "IRONIZON MEDIAN", do ta mbani mend gjatë (FOTO)
Previous article Edhe socialist, edhe i pasur?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT