Një buton “mute” dhe një mori karakteristikash të tjera mund të jenë opsionet e reja të Instagram. Përdoruesi i Twitter @wongmjane ka postuar rreth testeve të ndryshme që Instagram ka kryer ose po kryer aktualisht. Jane Wong është me sa duket një student i shkencave kompjuterike që duket të jetë duke kërkuar përmes kodeve të aplikacionit.
Instagram deklaroi se nuk ka “asgjë për të ndarë në këto momente”, lidhur me testet e dukshme. Ndërkohë që opsionet janë të pakonfirmuara deri më tani, është të paktën një lajm i mirë që Instagram po mendon për përmirësimin e platformës me disa nga këto ndryshime.
Më poshtë po japim disa nga opsionet e reja që supozohet të zbulohen nga Instagram:



Reagimet për stories – me sa duket njerëzit mund të reagojnë live në instastory ashtu siç ndodh në Facebook






