Gjykata e Sarandës la në burg mësuesin 60-vjeçar ndaj të cilit rëndojnë dyshime të forta pedofilie. Neshat Tepelena akuzohet për ngacmime seksuale ndaj 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç.
Në fillim rasti u bë publik nga familjarët e vajzës 11 vjeçare më pas ndaj mësuesit Neshat Tepelena është drejtuar një tjetër akuzë për ngacmim seksual dhe veprime të turpshme ndaj nje të miture vetëm 10 vjeçe.
Pas publikimit nga një televizion, Prokuroria e Sarandës nisi procedimin penal dhe më pas ka marrë dëshmitë e 2 vajzave të mitura.
Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata. Por nuk do jetë Gjykata e Sarandës, ajo që do të merret me rastin, pasi nuk ka seksion për të mitur./abcnews.al


