• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Hipoteka e Kurbinit regjistron pronën gabim, qytetari mbetet pa shtëpi dhe… (FOTO)
Home
Sociale

SKANDALI/ Hipoteka e Kurbinit regjistron pronën gabim, qytetari mbetet pa shtëpi dhe… (FOTO)

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Andrea Gjini, banor i Njësisë Administrative Malbardhë në Kurbin, është ankuar në “Fiks Fare” pasi shtëpia e tij rezulton e regjistruar në Hipotekë si pronën e kushëririt.

Kushëriri i tij, njëkohësisht edhe kufitar, nuk ka asnjë pretendim për këtë pronë. Ai ka bërë disa deklarata noteriale, ku heq dorë nga prona për të cilën është pajisur me certifikatë pronësie nga Zyra e Regjistrimit Kurbin.

Por, Zyra e Regjistrimit Kurbin nuk pranon të bëjë korrigjimin, edhe pse gabimi është bërë nga vet ajo, pas azhornimit që i është bërë zonës.

Gazetarët e “Fiks Fare” ishin në Malbardhë të Kurbinit, ku intervistuan Andrea Gjinin, i cili ka dy vite që sorollatet në dyert e Zyrës së Regjistrimit për të marrë certifikatën e shtëpisë. Ai tregon me gisht kufirin ndarës së banesës së tij dhe tokës së kushëririt. Por, pavarësisht kësaj ndarjeje në terren, me letra ata kanë mbivendosje për rreth 300 m2, sipërfaqe të në cilën ndodhet edhe shtëpia.

“Kam dy vite që sorollatem. Kam marrë deklarata të kushëririt, që heq dorë nga kjo pasuri, pasi nuk është e tij, kjo është tokë e babait. Kam paguar planin tim dhe planin e tij të rilevimit. Por, asnjë nga këto nuk ka ndryshuar qëndrimin e Zyrës së Regjistrimit. Ne nuk kemi asnjë konflikt me njëri-tjetrin”, thotë Andrea.

Vet Andrea Gjini, me një kamer të fshehtë shkoi pranë Zyrës së Regjistrimit, ku takoi një nga punonjësit e kësaj zyre. Ai, pasi e priti dhe i dha shumë të drejtë, i tha se ky është faji i Zyrës së Regjistrimit. Sipas tij, nuk ka ardhur kushëriri i tij, Valentin Gjini, që të kërkojë këtë regjistrim, por e ka bërë vet Zyra e Regjistrimit. Ai pranoi gjithashtu se ky është faj i zyrës dhe jo i topografit që ka bërë planin e rilevimit.

Më pas, ai i kërkoi që kushëriri i tij të shkonte të dorëzonte certifikatën e pronësisë. Por, zotëria (Valentini) këmbëngul se ka shkuar, madje ka paguar edhe udhëtimin e tij nga Greqia. Sipas tij, juristi i zyrës i kishte thënë se, nëse bënte rregullimin, atëherë atij do i hiqej edhe pjesa që i takonte, jo vetëm pjesa ku ka mbivendosje. Për këtë arsye, juristi nuk ia ka mbajtur certifikatën e pronësisë.

Gazetarët e “Fiksit” kërkuan informacion zyrtar pranë Zyrës së Regjistrimit Kurbin, ku intervistuan një nga specialistët e saj. Sipas tij mund të jetë bërë gabim gjatë azhornimit, por nuk e pranon që ky është një gabim i zyrës, ashtu siç bën edhe punonjësi i po asaj zyre në kamerën e fshehtë.

“Ky është një rast të cilin ne e kemi dëgjuar, por nuk i japim dot zgjidhje nëse zotëria, në emër të të cilit është hedhur prona, për të cilën ka marrë certifikatë pronësie, nuk vjen të përcaktojë se nga cila pjesë kërkon të japë dorëheqjen. Ai ka bërë një deklaratë, por aty nuk është e përcaktuar. Ai, ose duhet t’i drejtohet gjykatës, ose duhet të vijë të dorëzojë certifikatën e pronësisë. Ne nuk mund të themi se është bërë gabim nga zyra, pasi është bërë me azhornim”, përfundon specialisti Klevis Berhani.

Pra, për faj të azhornimit, mënyra e vetme që Andrea Gjini të gjejë zgjidhje është t’i drejtohet gjykatës, ose kushëriri i tij Valentin Gjini të dorëzojë certifikatën e pronësisë dhe më pas të ribëhet edhe një herë nga e para e gjithë procedura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AEROPORTI I VLORËS/ Rama: Punimet FILLOJNË brenda verës, ndërsa fluturimet në... (VIDEO)
Previous article Blerja e re e Realit tregon potencialin e tij (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 30-vjeçari mbytet pas zhytjes në ujë! Ishte me dy shokë në varkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT