• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET PËR TAHIRIN/ Çfarë DËSHMOI truproja e tij: Lëvizjet e ish ministrit në…
Home
Aktualitet
Drejtësi

HETIMET PËR TAHIRIN/ Çfarë DËSHMOI truproja e tij: Lëvizjet e ish ministrit në…

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pak ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatje e afateve të hetimeve për Saimir Tahiri, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët po pyetet për këtë çështje. Për më shumë se tre orë është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda truproja i ish-ministrit të Brendshëm.

Elvis Rexha ka dhënë sqarime në zyrën e prokurorin Dritan Prençi në lidhje me hetimet që po kryhen me dosjen Tahiri-Habilaj.

Rexha është pyetur për disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione.

Gjithashtu ai është pyetur nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Po këtë të hënë në Prokurori janë marrë në pyetje edhe disa banorë të fshatit Gjorm të Vlorës, nga ku ka origjinën Nezar Seiti, i konsideruar një nga njerëzit kryesore të klanit Habilaj.

Mes të pyeturve ka edhe të afërm të Seitit.

41- vjeçari 4 muaj më parë u ekstradua në Itali, në ngjarje e cila u shoqërua me debate të forta politike mes opozitës dhe mazhorancës. Tahiri akuzohet nga Prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion, akuza të cilat janë mohuar vazhdimisht nga ai.

Çështja Tahiri u risoll sërish në vëmendje të publikut pak ditë më parë kur Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa opozita tha se pa arrestimin e tij s’mund të kishte vendim pozitiv të vendeve anëtare, edhe pse rekomandimi në të vërtetë u dha pa kushte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Basha paralajmëroi shpërthimin e SKANDALEVE të qeverisë në Maj/ Rama: Ai të merret me...
Previous article Valbona Selimallari zbulon emisionin më të ri ku do ta shohim së shpejti: Unë ndihem shumë keq kur...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT