• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Concord Investments 3.8 milionë euro investime në Portin e Limjonit, qeveria ja dha me 1 euro
Home
Ekonomi

Concord Investments 3.8 milionë euro investime në Portin e Limjonit, qeveria ja dha me 1 euro

30 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Qeveria ka vendosur që t’i kalojë me qira një pjesë të Portit të Limjonit në Sarandë një kompanie private kundrejt vlerës simbolike të qirasë prej 1 euro për 20 vjet. Vendimi i miratuar në mbledhjen e datës 26 prill 2018 tashmë ka hyrë në fuqi pas publikimit të Fletoren Zyrtare ku jepen edhe detajet e plan biznesit të kompanisë Concord Investment sh.p.k që është edhe kompania përfituese. Referuar detajeve të dhëna në vendim thuhet se sipërfaqja që është dhënë me qira është pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit, Sarandë, me nr. pasurie 5/232, zona kadastrale 8641, me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370  m2. Të paktën 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë.

Plani i biznesit, kompania do investojë 3.8 milionë euro

Në planin e saj të biznesit kompania Concord Investment sh.p.k ka vedosur që të investojë rreth 3.8 milionë euro në dy faza.

Faza e parë e investimit përfshin pak më shumë se 58 mijë euro dhe do të realizohet brenda 20 muajsh nga data e fillimit çka korrespondon me fundin e vitit 2019. Kjo vlerë investimi do të konsistojë në vendosjen e 3 depozitave me kapacitet: 2000 tonë për furnizimin e mjeteve me naftë, 100 ton për furnizimin e mjeteve me benzinë dhe 200 tonë për ujë. Ndërtimi i rrugëve për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, blerje makineri e mjete të tjera, mobilimi i zyrave për fillimin e punës.

Në fazën e dytë është parashikuar pjesa më e madhe e investimit me një vlerë rreth 3.3 milionë euro. Punimet pritet të zgjasin 44 muaj dhe mbylla e tyre mendohet të jetë diku rreth fundit të vitit 2021. Kjo fazë konsiston në vënien e plotë në shfrytëzim të kantierit detar, me të gjithë infrastrukturën moderne përkatëse për pritjen e mjeteve detare, pasagjerë e mallra. Ndër të tjera punimet përfshijnë ndërtimin e kalatës së re, ndërtimi i kapanonit të kantierit, blerje e pjesës teknike (mjete shkarkuese), zhvillimi në gjatësi i rrugëve, krijimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, parkimi të hapur, sistemi zjarrfikës, sistemi ndriçimi dhe sinjalizimi, ndërtimi i kullës së kontrollit ndërtimi i sipërfaqeve për shërbime civile, ndërtimi i ofiçinës së servisit.  Numri i të punësuarve parashikohet të jetë rreth 30 në dy faza.

Kush është Concord Investment sh.p.k

Kompania është regjistuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në prill 2008 me një kapital 155 milionë lekë. Ortakë të saj janë Artan Dulaku me 34 për qind të aksioneve dhe Adrian  e Genci Dulaku me nga 33 për qind.

Kompania ushtron aktivitet kryesisht në sektorin e ndërtimit.  Lidhur me Sarandën Concord Investment nuk është hera e parë që shfaq interes.  Vetëm pak kohë më parë kërkoi trajtimin si investitor strategjik për projektin e nj resorti turistik dhe vilash por që nuk arriti ta përfitonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article David Villa, arrin në kuotën e 401 gola në karrierën e tij (VIDEO)
Previous article VRASJA SHQIPTARIT NË FRANCË/ Dorëzohet autori. Zbardhet KONFLIKTI: Zhurma në oborr ka...

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT