• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Kartëmonedha e re 10.000 lekëshe, gati në 2020/ Ja detajet e kësaj kartëmonedhe
Home
Ekonomi

Kartëmonedha e re 10.000 lekëshe, gati në 2020/ Ja detajet e kësaj kartëmonedhe

30 April, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim brenda dy viteve të ardhshme një kartëmonedhë të re me vlerë 10.000 lekë.

Kartëmonedha do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar Asdrenit si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”.

Këto dy elemente do të kombinohen me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”.

Virojn Lalollari drejtor i departamentit të emisionit pranë BSH thotë për RTSH se monedha e re ka në thelbin e saj Flamurin kombëtar dhe Himnin e Flamurit si simbol të shoqëruar me një pasazh nga ky himn.

Natyrisht si portret do të ketë portretin e Asdrenit autori i Himnit Kombëtar.

Drejtori i departamentit të emisionit pranë Bankës së Shqipërisë Virjon Lalollari sqaron se përse lindi nevoja e emetimit të kartëmonedhës me vlerë 10.000 mijë lekë.

“Ecuria e pagës mesatare nga vitit 1995 deri në vitin 2014, niveli i çmimeve në Shqipëri që ka evoluar në rritje dhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me zhvillimin e sistemit të pagesave në Shqipëri, veçanërisht pagesat elektronike, gjithashtu dhe faktorë të tjerë ekonomikë të cilët lidhen me koston e prodhimit të kartëmonedhave dhe të zëvendësimit të tyre si dhe faktorë të tjerë që lidhen me përpunimin e kartëmonedhës në shuma të mëdha”, tha Lalollari.

Por a e zhvlerëson lekun një prerje kaq e madhe? Drejtor i departamentit të emisionit pranë BSH shpjegon se “…kur ka një inflacion të lartë mundet të kemi shtimin e një prerjeje kartëmonedhe, me një vlerë më të madhe”.

Por sipas tij nuk ka një lidhje që sa herë printohet një kartëmonedhë me vlerë më të madhe të kalohet në inflacion. Zoti Lalollari kujton se objektivi i BSH për inflacionin është 3 përqind, ndërsa niveli aktual është 1.7 – 2 përqind.

Aktualisht, prerja më e madhe e lekut në kartëmonedhe është 5 mijë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Debutimi i pabesueshëm, nga stacioni i karburantit te goli në Bundesligë
Previous article Ija e Besit sapo tregoi që FAMA e saj i tejkalon "kufijtë": E shef më njohin edhe në...

Redaktor2

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT