• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH/ Vrasësit e Kamzës fajësojnë njëri-tjetrin: Shoku im e shkrepi armën, kurse unë…
Home
Breaking News

ÇFARË PO NDODH/ Vrasësit e Kamzës fajësojnë njëri-tjetrin: Shoku im e shkrepi armën, kurse unë…

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda shfaqën pendesë në gjykatë, duke pranuar se janë ata autorë të vrasjes së Agim Bucit dhe plagosjes së bashkëshortes së tij Merita, gjatë tentativës së grabitjes në dyqanin e kësaj familje.

Por dy të rinjtë kanë dhënë versione të ndryshme, se cili nga të dy qëlloi mbi çiftin Buci, në sy të djalit të tyre 6-vjeçar.

Dy miqtë kanë akuzuar njëri-tjetrin si personi që ka qëlluar mbi viktimën.

Vladimir Kurti ka thënë se ka qenë shoku i tij, ai që ka shkrepur armën, ndërsa të kundërtën pretendoi Hoda.

Por sipas hetimeve të para të policisë dhe prokurorisë, Vladimir Kurti është autori i vrasjes pasi ka pasur në dorë armën.

Kjo gjë konfirmohet nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku Vladimir Kurti shihet të hyjë me pistoletë në dorë dhe Ruzhdiu me një thikë.

Hoda gjithashtu e ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i krimit me makinë e tij.

Ka qenë pikërisht makina me targë AA 296 FK, në pronësi Hodës, prova e parë që çoi hetuesit tek autorët e dyshuar. Në pamjet e kamerave të sigurisë të marra në zonë, dy të rinjtë shihen të largohen me këtë makinë.

Pas kësaj, sipas dëshmisë së tyre, ata kanë hedhur armën në lumin Tërkuz.

Disa minuta më vonë, ata kanë shkuar në shtëpitë e tyre, ndërsa blutë i kanë shoqëruar më pas në komisariat.

Grupi hetimor këqyri një sërë provash si kamera sigurie dhe materiale të tjera nga ku u konfirmua se Kurti dhe Hoda janë persona që vranë Agim Bucin.

Kurti dhe Hoda do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve dhe mbi ta rëndon akuza e grabitjes me pasojë vdekjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SARAH – Të marrësh seriozisht një grua
Previous article Arrihet marrëveshja: Talisca te super skuadra e Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT