• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mjekët e rinj në provim për t’u licencuar, dalin datat dhe rregullorja
Home
Sociale

Mjekët e rinj në provim për t’u licencuar, dalin datat dhe rregullorja

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Nis sezoni i provimeve për mjekët e rinj që duan të ushtrojnë profesionin e tyre. Pas një jave, në datën 7 maj startojnë testimet, fillimisht me ata që kanë përfunduar degën e mjekësisë, më pas farmacistët, stomatologët e deri te teknikët e laboratorit që përmbyllin sezonin e XIV të provimeve të shtetit, më 23 maj.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shpallur dje kalendarin me datat bashkë me listën emërore për katër profesionistët e parë që do të futen në testim. Provimit të shtetit i nënshtrohen studentë që kanë përfunduar me sukses studimet bachelor dhe master në një nga degët e mjekësisë, e po ashtu kanë kryer dhe praktikën profesionale.

“Personi që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, përcaktohet në nenin 7 të ligjit “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Vetëm nëse e kalojnë me sukses këtë “filtër”, ata fitojnë licencën e ushtrimit të profesionit, që iu jep të drejtë të kërkojnë punë në një nga institucionet publike a private.

RREGULLAT E PROVIMIT

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka përcaktuar datat e testimeve për nëntë profesionistë të shëndetësisë (përbri shkrimit). Në ditën e caktuar, kandidatët për mjekë duhet të paraqiten pranë QSHA-së (ishAKP), duke pasur me vete një mjet identifikimi bashkë me një kopje të tij, faturën e pagesës së tarifës së provimit për llogari të Agjencisë si dhe në rast ndryshimi të mbiemrit, certifikatën që e vërteton atë. Por më parë, ata duhet të verifikojnë në listë gjeneralitetet e tyre, pasi në rast mospërputhjeje, penalizohen në vijimësi.

“Për të gjithë kandidatët lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA-së në adresën www.akp.gov.al, rubrika lista e kandidatëve. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në ueb, lutemi të kontaktoni në adresën tonë si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientet e provimit”, njofton QSHA. Gjatë procesit të testimit online, ata duhet të kenë parasysh disa rregulla të vendosura që në krye të herës: ndalimi i celularëve dhe përdorimi i tyre; komunikimi me kolegët dhe konsumi i duhanit apo çdo lloj gjëje tjetër në ambientet ku zhvillohet provimi. Prej kohësh, ata kanë në faqen zyrtare të AKP-së programet orientuese për secilin profil, ndërsa kanë në dispozicion edhe një fond pyetjesh, me të cilat mund të ushtrohen përpara se të futen në provim.

Provimi përmban pyetje me alternativa dhe quhet i kryer me sukses nëse kandidati siguron të paktën gjysmën e pikëve. Mbetësit kanë mundë- si ta rijapin provimin deri në pesë herë, me kushtin që sa herë ta përsërisë provimin të paguajë një shumë shtesë prej 2500 lekësh mbi tarifën fillestare që është 10 mijë lekë. Sipas rregullores së provimit, nëse një kandidat nuk paraqitet ose tërhiqet përpara fillimit të tij, provimi nuk vlerësohet i kryer dhe pagesa e kryer nuk i kthehet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITERET/ Pensione familjare nga Italia, si ta përfitoni kur jetoni në Shqipëri
Previous article Cristiano Ronaldo, një fitore larg rekordit madhështor në Champions

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit Aktualitet

"JAM SËMURË, PO MARR SËRUM NË QSUT"/ Dalin detaje nga zhdukja misterioze e Eglant Koçit

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve Aktualitet

TRAFIK ARMËSH NË MES TË TIRANËS/ Policia u infiltrua si blerëse, si u godit tregtia e pistoletave dhe kallashnikovëve

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës Aktualitet

ZBULOHET NJË CALL CENTER NË KRYEQYTET/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT