• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Euro në pikiatë, vendos tjetër rekord, niveli më i ulët që nga shkurti 2009
Home
Ekonomi

Euro në pikiatë, vendos tjetër rekord, niveli më i ulët që nga shkurti 2009

30 April, 2018 anxheladoko Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar, duke vendosur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Ky është niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009, teksa më pak monedha e përbashkët vetëm u forcua, për të arritur në nivelin më të lartë prej 142.65 lekësh në qershor 2011.

Euro më pas mbeti në nivelet e rreth 139-140 lekëve për një periudhë 5 vjeçare, teksa filloi rënien që në gjysmën e dytë të vitit 2016 (si rrjedhojë e shtimit të flukseve informale të valutës), duke zbritur aktualisht nën kuotën e 129 lekëve. Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim.

Një tjetër faktor që e ka nënçmuar më shumë euron dy muajt e fundit lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë të publikuara sot bënë të ditur se vetëm në dy muajt shkurt dhe mars të këtij viti stoku i depozitave në valutë është reduktuar me rreth 80 milionë euro, që janë larguar nga bankat.

Gjatë ditës së sotme kanë rënë të gjitha monedhat. Dollari u nënçmua me 0.34 lekë në 106.2 lekë, pasi kishte disa ditë me rritje, ndonëse në bursa ai ishte sërish në forcim, duke treguar për një nivel relativisht të fortë të lekut. Ndërsa euro në bursat ndërkombëtar vijon të jetë e dobët, duke zbritur në 1.2 USD, një tjetër faktor që ka ndikuar në tendencën e tregut të brendshëm.

Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se në rënien e ditës së sotme ka ndikuar koha e mirë, që ka nxitur turistët, teksa një fluks i lartë i shtetasve nga Kosova kanë ardhur për plazh në fundjavë.

Aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të vazhdojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve që rrisin ofertën për valutë në tregun e brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article La Maqedoninë për Kombëtaren Shqiptare, talenti kuqezi shënon super gol në Zvicër (VIDEO)
Previous article Doganat ndëshkuese amerikane: Ora po afron dhe Trump po e bën Europën të dridhet

anxheladoko

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT