• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NE KAMEZ/ Flet vëllai i viktimës pas gjykimit të autorëve: Femija nuk e di që i ati ka vdekur, duam…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA NE KAMEZ/ Flet vëllai i viktimës pas gjykimit të autorëve: Femija nuk e di që i ati ka vdekur, duam…

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Pas ngjarjes në Kamëz, ku u vra Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Rita Buci, pas tentativës për grabitje që u bë në dyqanin e tyre ushqimor, ka folur vëllai i viktimës.

Si pasojë e ngjarjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hodën për veprën “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Pas deklaratave të të atit të Vladimir Kurtit, i cili tha për mediat se “i biri ishte një monstër dhe se duhej dënuar me varje”, ka reaguar vëllai i Agim Bucit, Feriti.

“Jemi te tronditur. Keto akte i bejne vetem terroristet. I ati i vrasesit nese e ka te birin moster ta çonte ne polici para se te vriste nje familje. Edhe i ati i vrasesit te shkoje ne burg se s’ka rritur femije te mire,” tha ai.

Ngjarja

“Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.

Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipëën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

Ndërkohë po vijon kontrolli për gjetjen e armës së krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mendoni se Trejsi Sejdini është e SEKSI DHE TËRHEQSE, nuk keni parë akoma MAMIN e saj (VIDEO+FOTO)
Previous article ZYRTARE: Gjyqtari kryesor i sfidës Roma – Liverpool është...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT