• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nëse blen tjetër…”/ Pse iu dogj makina pedagogut në Elbasan, dyshohet se ishte i përfshirë në…
Home
Breaking News

“Nëse blen tjetër…”/ Pse iu dogj makina pedagogut në Elbasan, dyshohet se ishte i përfshirë në…

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I digjet për herë të dytë makina pedagogut në Elbasan, dyshohet për korrupsion me provimet e studentëve. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen “Qemal Stafa”, ku pedagogu Arben Haxhiymeri e kishte parkuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 484 FG para pallatit ku ai banon, shkruan “Panorama”.

Flakët, të cilat dyshohet se kanë qenë të qëllimta në drejtim të mjetit, kanë shkaktuar panik te banorët e pallatit. Mësohet se ka qenë vetë pedagogu, i cili ka lajmëruar Policinë për ngjarjen. Makina është djegur pjesërisht, ndërsa në vend mbërritën edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
elbasan-pedagogut-i-digjet-makina
Nga pamja e disa kamerave rreth vendit të ngjarjes është parë një person, i cili e ka spërkatur me benzinë makinën dhe më pas i ka vënë flakën. Nuk është hera e parë që pedagogut në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” i digjet mjeti i tij.

Rreth një vit më parë atij iu vu flaka në mjet, sërish në orët e vona të natës, dhe Policia ende nuk ka një autor për atë ngjarje. Edhe pse për të dyja rastet janë shoqëruar persona të dyshimtë që mund t’i kenë vënë zjarrin makinës së profesorit, deri më tani nuk ka asnjë autor të ndaluar. Madje, asokohe ai u paralajmërua në formë anonime se nëse do të tentonte të blinte makinë, atij sërish do t’ia digjnin.

Dyshohet se profesori 62- vjeçar, Arben Haxhiymeri, të jetë i përfshirë në korrupsion sa i përket provimeve të studentëve. Policia bëri të ditur se kjo është ndër pistat kryesore të hetimit. Gjithashtu një pistë tjetër është ajo që pedagogu nuk ka dhënë notë kaluese në ndonjë provim dhe si hakmarrje ndaj tij mund t’i jetë djegur mjeti.

Por edhe pse dyshimet janë të forta, deri më tani nuk ka asnjë fakt që ta vërtetojë se mjeti është djegur për hakmarrje ndaj profesorit. Policia është duke shfletuar tashmë edhe te studentët e ngelur nga ana e tij, ku nuk përjashtohet mundë- sia që disa të dyshuar prej tyre të merren në pyetje.

Një prej pistave të tjera të Policisë është edhe ndonjë hakmarrje ndaj bashkëshortes së pedagogut, e cila është dekane në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe mund të jetë e përfshirë gjithashtu në afera korruptive me studentët e saj.

Policia i ka marrë të dy në pyetje, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se çifti i bashkëshortëve kanë pohuar se nuk kanë konflikt me asnjë person, aq më tepër me studentë. Profesor Arben Haxhiymeri është person i njohur në Elbasan, pasi ka më shumë se 40 vjet që ushtron profesionin e pedagogut në universitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Liverpool shpërblen Firminon, ja çfarë i ofron sulmuesit brazilian
Previous article Revolucion apo jo? Gattuso bën tre kërkesat e para për merkaton e verës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT