• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vendet e Rajonit përzgjedhin infrastrukturën si projekt pilot për të tërhequr investime
Home
Aktualitet
Kronikë

Vendet e Rajonit përzgjedhin infrastrukturën si projekt pilot për të tërhequr investime

30 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Këshilli Koordinimit Rajonal (RCC) ka hartuar planin e përbashkët për tërheqjen e investimeve direkte në Rajon. Investimet në infrastrukturë do të jenë një projekt pilot për tërhequr investimet, por gjithashtu kjo do të jetë baza për tërheqjen e investimeve në të ardhmen për sektorë të tjera të ekonomisë, si turizmi, dhe industria.

Në një analizë të detajuar për këtë çështje RCC referon se, disa sektorë do të jenë me interes për të gjitha ekonomitë për investime, ndërsa disa sektorë mund të kenë interes më pak. Për rrjedhojë vendet e rajonit duhet të vendosin sektorë prioritarë të përbashkët për të thithur investimet dhe kjo është gjetur. E para është infrastruktura.

Objektivi i strategjisë Tërheqja e IHD-ve “shumëfishuese”, zgjedh investimet në infrastrukturë si projekt pilot që do të përmirësojnë biznesin rajonal dhe klimën e investimeve dhe që të veprojë si katalizator për investime të mëtejshme në sektorë të tjerë.

Vizioni i strategjisë për Ballkanin duhet të pozicionohet për tërheqjen e iHD-ve bazuar në cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës.

RCC shpjegon se rajonet e synuara për lidhje infrastrukturore duhet të jenë BE, Azia Juglindore, Amerika e Veriut. Llojet e investitimeve mund të jenë Partneritetet publiko-private, sipërmarrje të përbashkëta, fonde sovrane. investimet duhet të përqendrohen në energji, transport, shpërndarje dhe logjistika, uje, kanalizimi dhe menaxhimi i mbetjeve.

Fokusi i Strategjisë do të jetë në tërheqjen dhe shpërndarjen logjistike ndërmjet zona të reja ekonomike, në zonat kufitare ose në korridoret e transportit.

Shumë projekte të mundshme të infrastrukturës konkurrojnë për investimet e huaja në Rajon, ndaj kërkohet artikulim më i qartë dhe dakordësi më e madhe mes vendeve për investime të përbashkëta.

Strategjia e Sektorit të infrastrukturës do të fillojë brenda tre muajve nga miratimi.
Ajo përfshin ndërtimin dhe infrastrukturën.

Duhet të shmanget rreziku në promovimin e një grupi të gjerë mundësish për investime në infrastrukturë, pasi kjo thjesht ngatërron investitorët.
Një Udhëzues i investimeve në sektorin e infrastrukturës do prodhojë projekte infrastrukturore me rëndësi rajonale, një,në secilën prej ekonomive.

Projektet duhet të promovohen kryesisht tek investitorët institucionalë dhe tek kompanitë
i specializuara për marrëveshjet e koncesionit për infrastrukturën.

Projektet të përshtatshme të infrastrukturës që mund të financohen nga donatorët duhet të shtrihen së paku në tre ekonomi të rajonit.

Tashmë janë identifikuar 13 projekte investimi në transport dhe energjetikë, të cilat janë miratuar nga Samiti i Ballkanit Perëndimor me shpenzimet të përgjithshme prej 825 milionë eurosh, duke përfshirë financimin e granteve të BE prej 303 milionë eurosh.

Dy prej tyre kanë nisur në vitin 2016, teksa ka nisur procesi i shqyrtimit të projekteve të reja./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjermania dhe Franca gati planin për reformën e eurozonës
Previous article "BOMBA E INSTAGRAMIT"/ Marina Fara nuk ndalet, nxjerr gjoksin dhe ULET...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT