• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pompeo: Marrëveshja me Iranin ose rregullohet, ose braktiset
Home
Nderkombetare

Pompeo: Marrëveshja me Iranin ose rregullohet, ose braktiset

29 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e bëri të qartë të dielën se Presidenti Trump ka në plan të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin nëse nuk “ndreqen” problemet që sheh Amerika në këtë traktat.

Zoti Pompeo, i cili po vazhdon turneun në Lindjen e Mesme tha se presidenti e ka bërë mjaft të qartë se e konsideron këtë një marrëveshje me shumë të meta. Shefi i diplomacisë amerikane tha se zoti Trump kishte udhëzuar administratën të përpiqej për të ndrequr problemet, përndryshe Amerika do të tërhiqej nga marrëveshja.

Nga ana e tij Irani ka thënë se nuk ka në plan të ndryshojë marrëveshjen e arritur me Gjermaninë, Francën, Britaninë, Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara apo të diskutojë një marrëveshje të re.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ishte dje në Arabinë Saudite, ndërsa sot shkoi në Izrael ku u takua me Kryeministri Benjamin Netanyahu . Takimi u zhvillua pak javë para një sërë zhvillimesh të pritshme që mund të sjellin trazira të reja në këtë pikë të nxehtë të globit.

Presidenti Trump ka caktuar 12 majin si afat për të vendosur nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen me Iranin. Dy ditë më pas, Shtetet e Bashkuara kanë në plan të hapin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Ky akt shënon një zhvendosje domethënëse në politikën amerikane ndaj Izraelit dhe palestinezëve, të cilët duan ta shpallin Jeruzalemin kryeqytet të një atdheu të tyre në të ardhmen.

Palestinezët e kundërshtojnë fuqimisht hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Më 15 maj palestinezët shënojnë përvjetorin e “Nakba-s” – “Katastrofës” siç e quajnë ata largimin me forcë nga banesat e tyre gjatë luftës së 1948 që shoqëroi krijimin e Izraelit. /VoA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij
Previous article Messi shënon golin e dytë ndaj La Corunas

F.autor

Postime të ngjashme

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT