• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Për guximin e Lulzim Bashës dhe të Eduard Selamit
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Për guximin e Lulzim Bashës dhe të Eduard Selamit

29 April, 2018 Redaktor1 OP-ED

Të vetmet fjalë që arriti të artikulonte Lulzim Basha, pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ku u miratuan ndryshimet në statut që i japin pushtet të plotë e të përjetshëm në krye të partisë, ishin ato që ai postoi në facebook-un e tij:

“Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie. Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara.”

E nisi përgjigjen e tij, me guximin e madh që i njohu vetes për të bërë ndryshimet më të kontestuara ndonjëherë në historinë e Partisë Demokratike, për ta mbyllur me mesazhin e besimit për qytetarët, sipas një versioni të njohur të shprehjes: “Ditë më të mira pas kësaj vijnë…”, e që vazhdon: “Lum kush të rrojë, ta shohë Zonjë”. Ironi e bukur, ë…! Ske çthua. Vërtetë lum kush të rrojë pas kësaj, sepse Luli tani e siguroi mandatin e përjetshëm në krye të PD.

Përkundër këtij guximi ta pashoq të Lulzim Bashës, kemi edhe aktin e guximit politik të Eduard Selamit, ish kryetarit të kësaj partie, i cili bëri thirrje nga tribuna e Kuvendit Kombëtar, për tërheqjen e statutit. “Ky është statuti më i keq që ka patur Partia Demokratike ndonjëherë”,- tha Selami duke marë si përgjigje, vërshëllimat e sallës. Një skenë që të kujton as më pak e as më shumë, por Kuvendin e PD të vitit të largët 1995, kur Eduard Selami ishte kryetar, por që nuk e lejuan as të futej në sallë. Duke e detyruar që të largohej pas kësaj, edhe nga Shqipëria fare. Për tu rikthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pas afro 15- 20 vjetësh.

“Zoti Basha tërhiqe këtë statut”,- tha Selami, duke vijuar: “Mbaj premtimin. Hape PD-në. Bëj analizën e humbjeve, e treta rresht për PD (2013, 2015, 2017) dhe kjo situatë vetëm do të vazhdojë e do të vazhdojë, nëse ne do vazhdojmë kështu. PD do mbijetojë nëse do largoheni.

Faktet treguan një video duke vjedhur votat brenda nesh. Mund të jetë një nga ata që bërtasin tani në sallë. Si mund të jemi ne partia e lirisë dhe demokracisë kur vidhen votat brenda nesh? A doni ta bëni si në 1995? Bëjeni. Unë jam këtu për të treguar se kjo nuk është rruga as për PD-në, as për opozitën, as për të djathtën. As për Shqipërinë”,- përfundoi Selami.

Historia përsëritet e përsëritet, e ne kurrë nuk po mësojmë dot prej saj. Imagjinojeni pak, është po Eduard Selami që e lëshoi sinjalin e rrezikut këtu e 23 vjet të shkuara. Eshtë i njëjti që denoncoi edhe këtë radhë. Atëherë për probmet e mëdha të demokracisë së brendshme të PD. Gati dy vjet më vonë nga ajo kohë e alarmit të parë, ndodhi 1997. PD ishte në pushtet, në qeveri dhe Berisha President fuqiplotë. Sot jemi në 2018. Mungesa e demokracisë së brendshme, sapo u “legjitimua” me anë të ndryshimeve në statut. Në ndryshim nga atëherë, Eduard Selami tha se nuk do të ikte më, por do të qëndronte këtu.

Do të qëndrojë këtu, siç po qëndrojnë dhe fort madje kundër këtyre zhvillimeve, nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Majlinda Bregu, dhe shumë të tjerë. Të cilët e kanë komentuar aktin e fundit, si më të rëndin që i ka ndodhur ndonjëherë partisë së tyre. Duke e cilësuar këtë ndërmarrje, si jo legjitime, si një privatizim të partisë ose si ditën e ngritjes së Perdes së Hekurt ish komuniste, mes demokratëve shqiptarë.

Majlinda Bregu i ka rikujtuar me këtë rast Lulzim Bashës, një pjesë nga fjalimi i atij vetë, mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD së 4 viteve më parë, kur ka thënë: “Ka ende shumë institucione në vendin tonë, përfshi shumë parti politike, që funksionojnë si kazerma në shërbim të kryetarit. Ne duhet t’i sfidojmë këto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do të përpiqet ta modernizojë shoqërinë përmes modelit të saj.”

Tani që Basha e privatizoi dhe e bunkerizoi në funksion të kontrollit të tij absolute mbi të, është e qartë se PD ndodhet tashmë në kryqëzimin mes dy rrugëve: Ku nga njëra anë do të kalojnë tani e tutje, ata që do të guxojnë të veprojnë si Lulzim Basha, me bekimin e paraardhësit të tij Sali Berisha. Ndërsa në rrugën tjetër, të gjithë ata që do të guxojnë si edhe Eduard Selami, që ta sfidojnë këtë përshkallëzim të rrezikshëm që ka marë jeta e partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I pafat sulmuesi gjerman, i shuhet ëndrra për të marrë pjesë në Botëror
Previous article Juventus bën gati 13 milionë euro për mbrojtësin e United

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT