• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKTIVITETET E BASHKISË/ Kryebashkiakët, 28 pyetjet e PS për t’i rikandiduar (FOTO)
Home
Shqipëri

AKTIVITETET E BASHKISË/ Kryebashkiakët, 28 pyetjet e PS për t’i rikandiduar (FOTO)

29 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste do të masë punën e kryebashkiakëve socialistë përmes 28 pyetjeve.

Grupi i punës i Asamblesë Kombëtare i krijuar pas mbledhjes së janarit 2018, i përbërë nga ministri Ahmetaj dhe deputetët Ilir Beqja, Eglantina Gjermeni dhe Evis Kushi, kanë hartuar një pyetësor, ku kërkojnë të dhëna zyrtare nga kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste, mbi bazën e të cilit do të bëjnë analizën e punës së tyre.

Pyetësori mbulon të gjithë aktivitetin e bashkisë që nga numri i punonjësve të administratën e saj duke e krahasuar me gjendjen, në të cilën e morën bashkinë e deri në vitin 2018. Më pas kërkohet informacion se si ka punuar bashkia me mbledhjen e të ardhurave, duke përfshirë dhe taksat sipas zërave, mbi pronën, tokën bujqësore dhe atë hoteliere.

Pyetësori kërkon informacion krahasues për investimet që bashkitë kanë bërë me të ardhurat e veta nga viti 2014 e deri në vitin 2017, por dhe shpenzimet për shkolla, ujësjellësa dhe rrugë rurale. Puna e kryebashkiakëve do të matet dhe duke parë tarifat që bashkitë u kanë caktuar qytetarëve për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin nga viti 2014 e deri në vitin 2017.

Një pikë që do të vlerësohet në punën e krerëve të bashkive, është edhe përmirësimi i furnizimit me ujë të banorëve të saj, duke e krahasuar me katër vitet e fundit. Për të parë nëse fokusi i kryebashkiakëve kanë qenë dhënia e lejeve të ndërtimit, pyetësori kërkon informacion se sa metra katrorë leje ndërtimi për ndërtime të reja dhe për rikonstruksione janë dhënë nga viti 2014 e deri në 2017.

Kjo kërkohet për t’i dhënë një përgjigje dhe akuzave të shumta, që vijnë për kryetarët e bashkive për afera me lejet e ndërtimit. Por performanca e punës së kryebashkiakëve do të matet edhe me faktin nëse ata kanë krijuar borxhe të reja në bashkitë që drejtojnë ose jo dhe për këtë kërkohet të jepet informacion se sa detyrime të prapambetura ka bashkia deri në 31 dhjetor të 2015 e në vitet në vazhdim.

Por informacion kërkohet dhe për numrin e pemëve të mbjella dy vitet e fundit, apo sa është sipërfaqja e mbjellë me tokë bujqësore në territorin e bashkisë. Por deri dje, këtij pyetësori i ishin përgjigjur vetëm 26 kryetarë bashkish socialistë, ndërsa 7 të tjerë ende nuk kishin dërguar përgjigjet, emrat e të cilëve mbahen konfidencialë.

Në muajin qershor do të ketë një mbledhje asambleje kombëtare, që do të marrë në analizë gjithë punën e kryebashkiakëve pas analizës që do t’i bëhet punës së tyre dhe mbi bazën e këtij pyetësori./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD mbledh Kuvendin Kombëtar, pas kritikave miratohet në parim projektstatuti
Previous article Zikaltrit të irrituar me arbitrin, ja “gafat” që bëri Orsato në “Derbin e Italisë”

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT