• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“The Sunday Times” ekspozon ndikimin rus në zgjedhjet britanike
Home
Nderkombetare

“The Sunday Times” ekspozon ndikimin rus në zgjedhjet britanike

29 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Provat e para të përpjekjeve ruse për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Britani janë ekspozuar nga një hetim i gazetës prestigjioze britanike të së dielës, “The Sunday Times”.

Sipas hetimit, në bashkëpunim me Universitetin e Suonsit në Uells, mësohet se rreth 6.500 llogari të automatizuara në “Twitter” janë krijuar dhe kanë mbështetur fushatën elektorale të udhëheqësit të opozitës, Jeremy Corbyn, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, ku laburistët u fuqizuan së tepërmi dhe ishin në prag të ardhjes në pushtet, ndërkohë që llogaritë në këtë rrjet social për konservatorët e kryeministres Theresa May ishin mjaft të pakta.

Sipas hetimit të “The Sunday Times” të Londrës, 9 nga 10 llogaritë e rreme në këtë rrjet social mbështesnin masivisht Corbyn dhe laburistët në opozitë, ndërsa 9 ndër 10 llogari në “Twitter” bënin propagandë elektorale kundër konservatorëve.

Rreth 80 për qind e llogarive, sipas hetimit ishin krijuar disa javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Rusia është akuzuar edhe më parë për taktika të tilla për të mbështetur fushatën e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara. Corbyn, që pati një sukses të paparashikuar në zgjedhjet e kaluara, është kritikuar fuqishëm në Britani për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit, për çështjen e sulmit me gaz nervor në qytetin anglez, Salisbury, ndaj Sergei Skripal, ish-agjentit të dyfishtë rus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjynah se si Basha po gënjen demokratët, pse nuk u ftuan kritikët
Previous article “VIPAT E BLLOKUT” sulmojnë Alketën! I PUBLIKOJNË FOTON E ÇUDITSHME: "Kush tha që është natyrale....."

anxheladoko

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT